Presidenti Ilir Meta i drejtoi një ftesë Kryeministrit Edi Rama për t’u takuar lidhur me krizën politike në vend. Në letrën drejtuar Ramës, Meta shprehej se ishte i gatshëm të takohej me kryeministrin prej orës 05:00 të mëngjesit.
Dhe duket se Presidenti ka qenë korrekt, pasi në orën 05:00, ai ka qenë në zyrë, edhe pse Rama e kishte refuzuar takimin.