• Kontakt
Tuesday, May 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ruaj burrin Linda…

11:50 : 27/06/2019
në AKTUALITET, OP-ED, POLITIKE

Nga Basir Çollaku

“Vangjeli veç djali ri, eh po ruaj burrin moj Tanë!”- qëmton komshia hokatare te komedia “14 vjeç dhëndër”. Në këtë mot të trazuar, mbushur me kaos, paudhësi financiare, kriminale, trafiqesh, abuzimesh marramendëse, koncensione, monopole, turli hargalisjesh, për kryeminsistrin tonë, vlen njëjtë t’i thuash së shoqes: Ruaj burrin Linda…­!

Ndonëse dalldia me gratë e kryeministrit është punë më vete, kohë private, nuk do vizitojmë qortimet e gojëve të liga për rritjen e dendësisë së afrisë së tij me gra pushteti, ku vendimi është ai. Madje për të lektisur zemra femërore, Rama i dytë, ka bërë ofertën verore, se gratë nuk do i heqë nga puna nëpër bashkitë që do të privatizojë me 30 qershor 2019.

Elisa, Olgerta, Belinda, Besa, Eva, Olta, Mirela, Anila, Lindita, Sonila, Mimi, janë ministret e tij, pjesa më e madhe e të cilave, nuk gjenden aty për shkak të hireve mendore apo politike por si rastësi shartimesh teknike.

Përse zonja Linda duhet të ruajë burrin. Në fund të ditës ajo duhet të mbledhë kohën familjare dhe të shohë njëlloj ndodhitë e familjeve shqiptare, në fatet e të cilave ndikon humori, apo fasoneria e burrit të saj.

Lexo edhe:

Vota nga Diaspora i jep PS mandatin e 9-të në qarkun e Vlorës, PD zbret në 3

Eurojust zbulon detaje nga operacioni kundër grupit të mashtrimit kibernetik

Mund të shohë se nuk është thjesht tallje apo kershëri leksikore, fidanishtja e dasisë apo urrejtjes krahinore e tentuar për tu mbjellë prej burrit të saj.

Mund të shohë se rrëmbimi i çdo pushteti është rikthimi kohëve të liga prej marrëzisë së burrit të saj, kohë ku kanë ndjerë vuajtje edhe nga familja nga ajo vjen.

Mund të shohë se sot, janë 20 përqind shqiptarë më pak në Shqipëri, se sa ishin kur erdhi në pushtet burri i saj.

Mund të vërë lehtësisht re se Saimiri, Rama, Fusha, Bego, Vilma, pak emra kalojnë nëpër xhepa paranë publike dhe mbajnë hiset e tyre dhe dorëzojnë rregullisht përqindjet tek ustai.

Mundet të ketë mjaftueshëm njohuri se Roshi, Shullazi, Dajti, Frrokët, Ndokët, Avdylët, Bajrët, Balili, Habilajt, e sëra e tyre, në këto gjashtë vite janë bërë shoqnia e burrit të saj. Nuk po e pyesim nëse ka sjellë rasti të gjendet në ndonjë pjekje të papërshtatshme, ziafetesh sa elektorale aq edhe financiare.

Mundesh sigurisht të jesh brenda dijenisë për porositë e xhaxha Xhorxhit dhe Aleksit Soros, ku bekimi si çift ju ka prekur te dyve në punë sa të ndara aq dhe të përbashkëta.

Mundesh ndoshta të jesh sa rrëfimtare aq dhe e ndjesuar për ABI bank dhe zallamahinë rreth dhe brenda saj ku largimi nga Bordi, më shumë se justifikim ishte ndoshta punëmbarim.

Mund të kesh dëgjuar ca më tepër për sevdanë e burrit me Vuçiç dhe Thaçin për projektin e kaosit në ndarje territoresh në Kosovë çka hidhëroi deri në braktisje mama Merkelin.

Mund të mos lihet mënjanë akuza e OSCE se Olsi qeveriste së paku 200 milionë euro pasuri nëpër offshore.

Sigurisht nuk ndalojme te vila në Surrel dhe enigmat rreth saj, sa për investimin dhe pëshpëritjet e brendshme jo njerezore por më fort në objekte dhe subjekte.

Mund të harrohen të gjitha e mënjanohen si mllefe opozite plot punë sikletesh, por jo Veliaj dhe Dako. I pari për masakrën e lejeve të ndërtimit, për të cilat gojëligët, të pakënaqurit, të lënët jashtë përfitimit, thonë se Erioni vetëm sa tund kokën se i gjati ndan hiset. Këtu nuk besoj se pastrimi miliardave është thjesht anekdotë. Njëlloj me Gjushin ku eskorta e halleve rreth tij është kriminale aq sa është ai i pafuqishëm, por edhe aq sa i gjati u ka deleguar rehati punësh.

Ka diplomatë dhe ndërkombëtarë për të cilët populli i shkret ka bindje se janë paguar?

Ambasadorë gjithashtu!.

Për të mos folur për tredhjen masive ndër prokurorë e gjyqtarë…

Për ta mbyllur me englendisjen e fundit rreth medias të KM tonë në padinë ndaj Peter Tiede të Bild ku ka kontraktuar avokatin Prinz kostoja e të cilit në dy orë mbaron rrogën e Ramës në një muaj. Po nëse ai punon qoftë edhe një orë në ditë e gjyqi na zgjat ca muaj. Së paku 15 mijë euro në muaj duhet hequr ditët e pushinit është fatura. Kush e paguan? Mos lëmë pa përmendur Top-in, Klan-in, Vizion-in e plot media të tjera në 90% të tregur të cilët ulen dhe ngrihen me kryeministrin në iftar dhe syfyr e kreshme, vec majmja të rrjedhë në llogari bankare e investime.

Qeveria jo!

Kryeministrit personalisht nuk i mjaftojnë të ardhurat e ligjshme as personale as familjare.

Ndonjë dashamirës i errët?!

Largqoftë..!

Ka plot.

Ka shumë.

Ndaj 30 qershori djeg se janë shumë punë me një pale mend.

Imagjinata trembet, shejtani ndohet i keqardhur për veten kur mëson një pjesë punësh të burrit të Lindës.

Ndaj mirë është të thuhet për mjaft arsye të ditura dhe jo, ruaj burrin Linda..Populli flet për mendjen në të tilla raste, por nuk mjafton…

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vota nga Diaspora i jep PS mandatin e 9-të në qarkun e Vlorës, PD zbret në 3

20:17 : 13/05/2025
AKTUALITET

Eurojust zbulon detaje nga operacioni kundër grupit të mashtrimit kibernetik

20:12 : 13/05/2025
BOTA

Trump: Kina ka rënë dakord të hapë tregun e saj për produktet amerikane

20:08 : 13/05/2025
SPORT

I kërkuar nga Barcelona e Inter, e ardhmja e Tah mbetet në Bundesligë?

20:05 : 13/05/2025
AKTUALITET

Kutitë e fundit në Tiranë/ Agron Shehaj i merr një mandat PD-së

20:05 : 13/05/2025
AKTUALITET

Vota preferenciale në qarkun Kukës/ Isuf Çelaj i PD-ASHM drejt rikonfirmimit të mandatit

19:45 : 13/05/2025
Para

“4 musketjerët” që shpejtuan të ndihmojnë Ramën/ Ambasadorët letër urgjente KQZ-së: Duam vëzhgues

TË GJITHA

Vota nga Diaspora i jep PS mandatin e 9-të në qarkun e Vlorës, PD zbret në 3

20:17 : 13/05/2025

Eurojust zbulon detaje nga operacioni kundër grupit të mashtrimit kibernetik

20:12 : 13/05/2025

Trump: Kina ka rënë dakord të hapë tregun e saj për produktet amerikane

20:08 : 13/05/2025

I kërkuar nga Barcelona e Inter, e ardhmja e Tah mbetet në Bundesligë?

20:05 : 13/05/2025

Kutitë e fundit në Tiranë/ Agron Shehaj i merr një mandat PD-së

20:05 : 13/05/2025

Vota preferenciale në qarkun Kukës/ Isuf Çelaj i PD-ASHM drejt rikonfirmimit të mandatit

19:45 : 13/05/2025

Tefik Osmani reagon pas largimit: Falënderoj klubin, së bashku e ringritëm Vllazninë

19:44 : 13/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com