• Kontakt
Wednesday, August 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Pse ndryshova mendim për protestat

08:40 : 27/06/2019
në AKTUALITET, OP-ED, POLITIKE

Nga Sam Patten

Kam pasur mendim të gabuar për tubimet? Si konsulent politik që ka punuar në mbarë botën, unë e kisha minimizuar për një kohë tepër të gjatë rëndësinë e tubimeve masive, duke i parë ato më shumë si flakë kashte sesa si lëvizje të qëndrueshme.

Por duke parë fotografitë e mbi 200 mijë çekëve në rrugët e Pragës këtë mëngjes, vura në dyshim atë që kisha menduar gjithë këto kohë. Më pak se dy vjet më pare isha vetë në Pragë duke u përpjekur, jo me shumë sukses, për të ngjallur ndjenjën e kundërshtimit ndaj të njëjtit kryeministër, të cilit çekët e njohur për gjakftohtësi po i tregojnë pakënaqësinë e tyre, në numra rekord, që të kujtojnë pranverën e vitit 1968.

Nuk është i rëndësishëm fakti se për Andrej Babishin kam pasur të drejtë–ajo që ka rëndësi është se mund ta kem pasur gabim se cila do të ishte mënyra më e mirë për t’i dalë kundër atij.

Tubimet i kisha nënvlerësuar kudo që kishin ndodhur.

Lexo edhe:

Aksident në aksin Elbasan-Librazhd, një i plagosur rëndë

Zbulohet data! Ja kur do ta shpallë Rama kabinetin e ri qeveritar

Në vitin 2015, në Nigeri, shihja me droje televizorin e dhomës sime në hotel teksa miliona këmbë goditnin tokën në veri të vendit në mbështetje të kundërshtarit të klientit tim. Shpresoja se kjo do të ishte thjesht një rast kalimtar në atë rajon. Nuk qe ashtu, klienti im pësoi disfatë të thellë. Në vitin 2016, në Kongo, u përpoqa të shtensionoja situatën që kishte arritur në përplasje të dhunshme në rrugët e kryeqytetit Kinshasa.

Gjatë gjithë asaj kohe nuk e kisha vënë re faktin se fjala e zakonshme që afrikanët frengjishfolës përdorin për partitë politike është Rassemblement (për këtë apo atë gjë), që do të thotë grumbullim njerëzish.

Më ka qëlluar disa herë të jem dërguar në vendet e ish-Bashkimit Sovjetik, Ukrainë dhe Gjeorgji, në fund të demonstratave masive, të cilat kanë tronditur qeveritë e tyre, madje njërën edhe e kanë rrëzuar. Ndoshta, kjo mund të ketë nxitur në një farë mënyre paragjykimin tim.

Mendoja se është e lehtë të derdhesh rrugëve dhe të çirresh me zë të lartë, por zgjidhja e problemeve themelore është më e vështirë, dhe pikërisht tek kjo duhet t’i përqendrojnë njerëzit energjitë e tyre.

Mbase ka qenë edhe një përbuzje për njerëzit që fryhen me emocione në një çast dhe pastaj shfryhen sa hap e mbyll sytë. Mbase ka qenë edhe më personale—një përpjekje për të mohuar emocionet e mia, duke preferuar gjithnjë arsyetimin përkundër teprimit emocional dhe ankesave.

Po t’i shtosh kësaj edhe faktin se unë jam introvert, njeri i mbyllur në vete, është e kuptueshme se pse turmat e ngarkuara emocionalisht më irritojnë dhe frikësojnë. Prandaj edhe mbase është disi e çuditshme që më ka tërhequr politika. Siç e ka thënë njëherë Riçard Niksoni me hidhësi: “Politika do të kishte qenë punë e shkëlqyer, po të mos ishin këta dreq njerëzish.”

Niksoni, që ishte edhe ai introvert, e sjell sërish në vëmendje çështjen e tubimeve. Në fund të fundit, presidenca e tij plot probleme u karakterizua nga protesta masive kundër tij. Por në prag të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016 në SHBA, xhaxhai im, që ishte pro Trampit, më tha “duket sikur po përsëritet viti 1968”.

Ajo që më ka djegur më shumë se në rastet e tjera, ishte kur pata mendim të gabuar për tubimet gjateë fushatës tonë të fundit presidentciale në SHBA. Pyesja veten se përse vallë Trampi vërdallisej anembanë vendit për të mbajtur tubime, kur në fakt diskutimet e vërteta bëheshin online dhe në media? Mos vallë ai thjesht po përpiqej të mbante lart moralin e rij përballë humbjejes së pashmangshme?

Analistët e zgjuar qenë dakord me mua dhe shumë shpejt u bëmë bashkë duke i përqeshur ata që shkonin në tubimet e Trampit dhe duke i quajtur shpirtligj dhe egërsira raciste. Në fakt, edhe kamerat tregonin kujdes që të përzgjidhnin pikërisht shembuj të tillë, por vallë a ishte kjo gjithçka ndodhte në të gjitha tubimet? Apo kishte edhe ca njerëz që shkonin atje për të mësuar diçka apo për të treguar se nuk ishin të vetëm?

Kthehemi dhjetë vjet pas në kohë, kur lindi lëvizja Tea Party. Edhe atëherë media shpejtoi ta denonconte lëvizjen si një reagim racist ndaj presidentit të parë të zi në SHBA, por unë, duke e ndjekur nga larg në Evropën Lindore, nuhata se diçka mungonte në pamjen e mediave.

Në fillimet e veta lëvizja ishte… organike, e natyrshme, dhe u pasua pastaj nga sharlatanë si Sarah Palini dhe Glen Beku, të cilët u përpoqën të dilnin në rreshtin e parë, por pa shumë sukses. Amerikanët e klasës së mesme, të cilët kishin punuar shumë gjatë tërë jetës dhe i panë kursimet e tyre t’u zhdukeshin gjatë krizës financiare të vitit 2008, ishin të zemëruar. Këtë vura re unë kur e pashë me më tepër vëmendje lëvizjen Tea Party.

Është e vështirë t’i kthesh protestat masive në lëvizje të organizuara politike, veçanërisht kur vetë lëvizja drejtohet kundër një sistemi të prishur politik. Zjarri i tubimeve mund të shuhet shpejt, ndërsa politika profesionale ka të bëjë me përpjekjet e përditshme, të lodhshme—një tjetër mospërputhje mes të dyjave.

Por, sidoqoftë, e kisha pasur gabim që i kisha nënvlerësuar tubimet, dhe nuk më vjen turp të them këtë. Sikur të mundja të gjeja një mjet për t’i mbledhur njerëzit në tubime tani… /Exit.al/

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Aksident në aksin Elbasan-Librazhd, një i plagosur rëndë

22:43 : 27/08/2025
AKTUALITET

Zbulohet data! Ja kur do ta shpallë Rama kabinetin e ri qeveritar

22:32 : 27/08/2025
BOTA

SHBA dhe Evropa paralajmërojnë Iranin: Sanksionet bërthamore mund të rikthehen

22:15 : 27/08/2025
BOTA

Situata në Serbi/ Ambasada ruse në Beograd: Zgjidhja duhet bërë sipas rregullave serbe

21:50 : 27/08/2025
BOTA

“Fëmijët në Gaza s’kanë më forcë as të qajnë”, OKB: Shpëtojini para se të jetë vonë

21:35 : 27/08/2025
AKTUALITET

Janë shoqëruar disa persona me rrezikshëri të lartë, detaje nga operacioni i policisë në Durrës

21:04 : 27/08/2025
Para

‘Më 30 qershor duhet të ketë viktima…’/ Skandalizon moderatori në studio

TË GJITHA

Aksident në aksin Elbasan-Librazhd, një i plagosur rëndë

22:43 : 27/08/2025

Zbulohet data! Ja kur do ta shpallë Rama kabinetin e ri qeveritar

22:32 : 27/08/2025

SHBA dhe Evropa paralajmërojnë Iranin: Sanksionet bërthamore mund të rikthehen

22:15 : 27/08/2025

Situata në Serbi/ Ambasada ruse në Beograd: Zgjidhja duhet bërë sipas rregullave serbe

21:50 : 27/08/2025

“Fëmijët në Gaza s’kanë më forcë as të qajnë”, OKB: Shpëtojini para se të jetë vonë

21:35 : 27/08/2025

Janë shoqëruar disa persona me rrezikshëri të lartë, detaje nga operacioni i policisë në Durrës

21:04 : 27/08/2025

Shtatori muaj i vështirë për këto shenja të zodiakut!

20:50 : 27/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com