Albert Shkëmbi, një 61-vjeçar nga Korça pretendon se është dhunuar nga patrulla e policisë së qarkullimit. Albert Shkëmbi, ka treguar se ka qenë pasagjer në një mjet, të cilin e ndaloi policia, duke i kërkuar më pas 61-vjeçarit që të shkojë me ta.
Sipas Shkëmbit, pasi ai kishte refuzuar të shkonte me ta, pasi kishte qenë pasagjer në një mjet, ishte dhunuar më pas nga policët.
Shkëmbi thotë se e kanë dhunuar dy policë: “Më dhunuan dy policët e patrullës. Më goditën me radio dhe me grushte. Më thyen edhe krahun”.
61-vjecçari po trajtohet ne repartin e terapisë ditore në spitalin e Korçës. Dëmtimet u shkaktuan nga rrahjet në koke dhe dorë.