Kryabshkiaku i Fierit, Armando Subashi i cili rikandidon sërish në zgjedhjet vendore të 30 qershorit mashtron qytetarët e tij me premtime boshe.
Subashi në vitin 2017, premtonte se në pyllin e Levanit do të ndërtonte spitalin e ri të qytetit të Fierit që do të shoqërohej edhe me një universitet mjekësor.
Jemi në fushatën e zgjedhjeve vendore të 2019-tës, aty nuk ka filluar për tu ndërtuar asgjë, por Armando Subashi tek i njëjti vend prezanton një video 3D përmes së cilës tregohet se në pyllin e Levanit do të ndërtohet një park i madh.
Premtimet e Rilindjes përveç se boshe janë edhe qesharake.