• Kontakt
Sunday, June 21, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi OP-ED

Një qeveri teknike për të shpëtuar Shqipërinë

08:11 : 23/06/2019
në OP-ED, POLITIKE

Nga Enver Robelli

Tensionet politike po e rrezikojnë të ardhmen e vendit. As qeveria, as opozita nuk janë në gjendje të udhëheqin vendin. Duhet një qeveri teknike, e cila do të administronte vendin së paku një vit në mënyrë që pastaj të shkohet në zgjedhje të reja parlamentare dhe lokale.

Me një kryeministër të dobësuar nga akuzat serioze për blerje të votave me ndihmën e grupeve kriminale dhe me një lider opozite të dyshuar për korrupsion dhe veprime të tjera të paligjshme Shqipëria nuk mund të ecën përpara. Ajo dita-ditës po fundoset gjithnjë e më thellë në batakun e politikës. Polarizimi po ashpërsohet: opozita po mobilizon militantët e dhunshëm, të cilët nuk ngurrojnë t’u vënë zjarrin institucioneve shtetërore në përpjekje për të penguar zgjedhjet lokale të 30 qershorit, të cilat tashmë janë anuluar nga presidenti (ndonëse edhe ky vendim është i kontestueshëm), ndërsa pushteti po kërcënohet se me çdo kusht do t’i mbajë zgjedhjet. Në mediat e papërgjegjshme të Tiranës tashmë mund të lexohen tituj si «Shqipëria në luftë».

Duket se të dy partitë kryesore, Partia Socialiste dhe ajo Demokratike, po përgatiten për një kacafytje që mund ta kthejë Shqipërinë prapa me dekada. Prapa të dy partive qëndrojnë grupe të fuqishme interesi – oligarkë, banda droge dhe përfaqësues të mediave të kriminalizuara. Tensionet politike po e rrezikojnë të ardhmen e vendit. As qeveria, as opozita nuk janë në gjendje të udhëheqin vendin. Duhet një qeveri teknike, e cila do të administronte vendin së paku një vit në mënyrë që pastaj të shkohet në zgjedhje të reja parlamentare dhe lokale.

Ky duhet të jetë kompromisi që duhet të bëjnë të dy palët. Le të vendosë populli, edhe njëherë. Por paraprakisht partitë duhet të pajtohen që procesi zgjedhor të organizohet nën praninë (jo vetëm mbikëqyrjen) e organizatave ndërkombëtare si OSBE. Por mungesa e kulturës së kompromisit rrezikon ta shndërrojë Shqipërinë sërish në plaçkë që e shqyejnë politikanët. Tragjedia e vendit është se nuk ka, tani për tani, alternativë politike. Tragjedia tjetër është se nuk ka autoritete që do të ndërhynin për të ndërmjetësuar mes palëve. Tragjedia e radhës është se palët nuk janë të orientuara nga kërkimi i rrugëdaljes nga qorrsokaku, por nga përdorimi i çdo mjeti që gjendja të shpërthejë.

Lexo edhe:

Protestat/ Berisha-Ramës: Largohu sa më parë dhe prit verdiktin e drejtësisë

Alarm në Francë nga vala e të nxehtit afrikan, ndalohen sportet dhe alkooli

Çmimin e kësaj marrëzie të rrezikshme po e paguajnë shqiptarët. Ata po ikin nga Shqipëria. Një anketë e vitit 2018, tregoi se 60 për qind e shqiptareve dhe shqiptarëve duan të emigrojnë. Në këtë listë Shqipëria zuri vendin e katërt – pas Haitit, Liberisë dhe Sierra Leones. Kryeministri i vendit me vite është tallur me fenomenin e ikjes, duke e quajtur diçka të rëndomtë jo vetëm në Shqipëri, por gjithandej në Europën Lindore. Por ai nuk është kryeministër i ndonjë vendi në Europën Lindore, por i Shqipërisë dhe si i tillë duhet të kujdeset që shqiptarët të shohin të ardhmen në vendin e tyre.

Problem tjetër edhe më i madh i Shqipërisë është kanabizimi dhe kokainizimi i vendit. Sipas definicionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar narko-shtet është ai vend ku në «të gjitha institucionet legale ka depërtuar pushteti dhe pasuria e tregtisë ilegale me drogë». Shqipëria mund të mos jetë e tillë, por larg nuk është – dhe për këtë fajin e bart kjo qeveri, e cila brenda pak vitesh mbetet pa dy ministra të brendshëm, njëri prej tyre i akuzuar si pjesë e një rrjeti kriminal të tregtarëve të drogës.

Magazina online «Vice» shkruan se shërbimi sekret britanik ka dërguar njësi në Tiranë për t’i vëzhguar bizneset me drogë. Një anëtar i ekipit britanik i ka thënë «Vice» se ekzistojnë dëshmi të qarta se policia shqiptare ia përcjellë informatat direkt bandave të drogës. Krahas agjentëve nga Britania e Madhe në vend gjenden edhe ekipe nga SHBA, Holanda dhe Italia. Në të kaluarën të gjitha këto ekipe konstatuan se informacionet që i ndanin me autoritetet shqiptare, përfundonin në duart e gabuara, shkruan «Vice».

Këtë situatë nuk e ka shkaktuar qeveria aktuale. Nën këtë qeveri ajo vetëm është ashpërsuar. Kanabis është mbjellë edhe në kohën e Sali Berishës dhe Lulzim Bashës. Duket se të gjitha partitë kanë përfituar nga ky biznes. Lidhjet me krimin e organizuar kanë pasoja të rënda: partitë arrijnë në përfundim se pa banda kriminale nuk mund të fitohen zgjedhjet parlamentare apo lokale. Baronët e drogës në Shqipëri janë ndjerë aq të sigurt, saqë para tyre janë dorëzuar prokurorë, gjykatës e policë. Kur ministri i brendshëm dyshohet të jetë i involvuar në kontrabandë me drogë, përse ta mbrojë Shqipërinë një polic që merr nja 300 a 400 euro rrogë? Shqipëria ka shans të fitojë betejën kundër krimit të organizuar, vetëm atëherë kur do të shohim çdo ditë nga 100 kriminelë të arrestuar në Shkodër e Vlorë.

Në këto rrethana të vështira një qeveri teknike ndoshta mund të shpëtojë Shqipërinë nga theqafja. Ndërsa kthimin e Shqipërisë në binarët e normalitetit mund ta bëjë vetëm një gjeneratë e re e politikanëve. Struktura e tanishme nuk ka ideale për Shqipërinë. Ajo është strukturë me figura si Saimir Tahiri dhe Fatmir Mediu. Dhe me shefa si Edi Rama e Lulzim Basha.

Burimi: dialogplus.ch

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Protestat/ Berisha-Ramës: Largohu sa më parë dhe prit verdiktin e drejtësisë

15:29 : 21/06/2026
BOTA

Alarm në Francë nga vala e të nxehtit afrikan, ndalohen sportet dhe alkooli

15:17 : 21/06/2026
AKTUALITET

Aksident në rrugën Korçë-Devoll, makina përplas biçikletën, plagoset drejtuesi!

15:08 : 21/06/2026
AKTUALITET

Virozat e verës shtojnë fluksin në pediatri, mjekët: Deri në 40 fëmijë në ditë paraqiten për ndihmë

14:48 : 21/06/2026
AKTUALITET

Aksident në Durrës, makina kthehet përmbys në mes të rrugës

14:38 : 21/06/2026
AKTUALITET

“Koha e ndryshimit ka ardhur”, shqiptarët marshojnë në Bazel me thirrje kundër Ramës

14:27 : 21/06/2026
Para

Prezantimet e kandidatëve/ Ja pse Rama anulloi prezantimet e kandidatëve në dy bashki…

TË GJITHA

Protestat/ Berisha-Ramës: Largohu sa më parë dhe prit verdiktin e drejtësisë

15:29 : 21/06/2026

Alarm në Francë nga vala e të nxehtit afrikan, ndalohen sportet dhe alkooli

15:17 : 21/06/2026

Aksident në rrugën Korçë-Devoll, makina përplas biçikletën, plagoset drejtuesi!

15:08 : 21/06/2026

Virozat e verës shtojnë fluksin në pediatri, mjekët: Deri në 40 fëmijë në ditë paraqiten për ndihmë

14:48 : 21/06/2026

Aksident në Durrës, makina kthehet përmbys në mes të rrugës

14:38 : 21/06/2026

“Koha e ndryshimit ka ardhur”, shqiptarët marshojnë në Bazel me thirrje kundër Ramës

14:27 : 21/06/2026

Sulme masive në Krime, katër të vrarë dhe 28 të plagosur nga dronët ukrainas

14:19 : 21/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetcasibompadişahbetmarsbahis girişbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetcasibomnieuwsGrandpashabetGrandpashabetBets10casibomjojobet girişbetkomjojobet girişdeneme bonusuMadridbetPusulabetPusulabetMadridbetamgbahisgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetJojobetGrandpashabetJojobet Girişmarsbahis