Dashi-Situata financiare do ketë disa përmirësime, por nuk rekomandohen investime te pamenduara. Shëndeti do jete i ekuilibruar. Nuk do keni asnjë shqetësim apo dhimbje. Në punë Dielli do iu nxitë të tregoheni më ambicioze dhe të keni më shumë besim tek vetja. Do ndërmerrni rreziqe, por do ia dilni. Edhe familja do kalojë një javë të qetë.
Demi-Në planin financiar duhet të veproni me shumë maturi dhe kujdes, përndryshe do përballeni me probleme. Shëndeti do jete i shkëlqyer. Planetët do iu bëjnë me energjike dhe me te forte. Ne pune nuk duhet te humbni kohen duke u marre me gjera te kota. Me pak mund dhe sakrifica do i arrini objektivat qe i kishit vene vetes. Jeta familjare nuk do jete aspak problematike.
Binjaket-Me financat do keni goxha probleme prandaj bëni kujdes me çdo shpenzim qe do kryeni. Verifikoni njëherë te ardhurat para se te hidhni çdo lloj hapi. Planetët do iu ndihmojnë te jeni te shëndetshëm dhe te jeni ne forme te mire fizike dhe mendore. Ne pune ka shume gjasa te keni një rritje te rrogës dhe kjo do iu shtyje te mundoheni me shume për te arritur sa me tepër sukses. Familja pa probleme.
Gaforrja-Financat do i menaxhoni me shume kujdes këtë jave dhe ky sektor nuk do jete aspak problematik. Edhe shëndeti do jete i mire. As ata qe kane pasur shqetësime kohet e fundit nuk do kenë ankesa. Ne pune do mbështeteni nga Plutoni dhe do i kaloni sa hap e mbyll sytë vështirësitë. Familja do jete e qete.
Luani-Financat do jene shume te mira, por ne vend qe te shpenzoni shifra marramendëse për diçka qe iu pëlqen, hiqni disa para mënjanë sepse do iu duhen. Për shëndetin do jete periudhe delikate. Do iu mungoje energjia dhe do ndiheni si te këputur, mbase edhe për shkak te vapës. Ne pune nuk do iu dale para asnjë pengese. Edhe marrëdhënia me familjaret do përmirësohet.
Virgjeresha-Ne planin financiar nuk rekomandohet marrja e rreziqeve ekstreme. Po u futet ne boten e problemeve do keni vështirësi te shumta. Për një shëndet me te mire duhet te kujdeseni pak me tepër për higjienën tuaj. Beni kujdes edhe nga dielli i forte. Ne planin profesional do hidhni goxha hapa para dhe shume shpejt do arrini suksesin e shumëpritur. Familjareve duhet t’i kushtoni me shume kohe.
Peshorja-Financat do jene te mira, por kjo nuk do te thotë qe ju mund te bëni çdo lloj çmendurie dhe ato te mbeten po njësoj. Shëndeti do jete shume i mire. Do keni rezistence fizike dhe imunitet te forte. Nuk do prekeni nga asnjë lloj virusi. Ne pune do mësoni një lajm shume te rëndësishëm qe do ua ndryshoje jetën. Familja do ketë disa probleme.
Akrepi-Ne planin financiar duhet te tregoheni te matur. Nuk mund te bëni ekonomi duke shpenzuar shifra marramendëse. Edhe me shëndetin duhet te tregoheni te arsyeshëm sepse nga momenti ne moment mund te lindin probleme me qarkullimin e gjakut. Ne pune do arrini atje ku dëshironi dhe do jeni krenare për veten. Jeta familjare do jete si gjithmonë.
Shigjetari-Ne planin financiar do iu mungoje serioziteti dhe rigoroziteti. Beni shume kujdes me shpenzimet sepse do keni problemet. Shëndeti nuk do jete shume problematik, por do keni ndonjë shqetësim te vogël dermatologjik. Ne pune do mbështeteni gjate gjithë kohës nga yjet dhe do e keni gjithçka me te lehte. Ne familje do keni disa probleme te cilat me vështirësi do i zgjidhni.
Bricjapi-Ne planin financiar do keni fat dhe do kryeni investime mjaft te rëndësishme. Ditët e fundit do jete me te mirat. Shëndeti nuk do jete fort i mire. Mund te keni luhatje te tensionit, dhimbje koke dhe probleme dermatologjike. Kujdes! Ne pune do iu duhet te merrni vendime te menjëhershme. Nëse tregoheni diplomate do keni arritje me te mëdha sesa keni menduar. Me familjaret tregohuni me te dashur.
Ujori-Me financat do tregoheni me te arsyeshëm dhe te kryeni me maturi çdo lloj transaksioni. Shëndeti do jete ne përgjithësi i mire. Nuk do keni me as probleme me aparatin tuaj tretës. Ne pune do keni ide te mira te cilat duhet t’ua propozoni shefave. Ata do iu dëgjojnë me shume interes dhe do iu përgëzojnë gjithë kohës. Ne familje ambienti do jete shume i ngrohte.
Peshqit-Financat do jene paksa te paqëndrueshme sepse do iu duhet te shpenzoni mjaft për faturat e shtëpisë. Investimet thjesht për t’ia plotësuar qejfin vetes duhet t’i lini për me vone. Për sa i përket shëndeti duhet thënë se ai do ketë disa probleme te vogla. Mos e lëshoni veten sepse do e keni me te vështirë te shëroheni. Ne pune duhet te mundoheni shume dhe te bëni sakrifica te mëdha ne mënyrë qe t’ia dilni. familja do jete pike mbështetëse.