Edi Rama ishte dje në miting në Shkodër edhe pse nën tensione të mëdha ai vendosi që ta zhvillonte këtë takim.
Presidenti Ilir Meta e ka shtyrë zyrtarisht ditën e zgjedhjeve por, Rama nuk ka hequr dorë nga data 30 qershor dhe shprehet se zgjedhje do të ketë.
Duke u rikthyer tek takimi në Shkodër faqja Lolita në Facebook ka publikuar një foto skandal ku shikohet që pas takimit, flamuri kombëtare është lënë në tokë sikur të ishte një mbeturinë.
Statusi i Lolitës:
Mqs lali Eri poston gjithmonë foto të mbeturinave pas protestave të opozitës, ja çfarë mbeti dje në Shkodër, pas mitingut të Partisë Socialiste…veçse flamuri është simbol kombëtar, jo mbeturinë!