Forca të shumta policore janë përqëndruar në qytetin e Shkodrës, atje ku Edi Rama pritet të zhvillojë takimin e rradhës për prezantimin e kandidatit për kryebashkiak, Valdrin Pjetri.
“Dyndje narkopolicesh drejt Shkodrës. Larg duart nga Shkodra. Rama Ik! Fitore!”, shkruan ish-kryeministri Sali Berisha, ndërsa poston edhe një video.
Nga raportimet mësohet se të pranishme në kryeqendrën e veriut janë edhe forca të RENEA dhe FNSH, ndërkohë që bashkia e drejtuar nga demokratët nuk ka dhënë leje për zhvillimin e mitingut.