Gjendet nën flakë automjeti që dyshohet se u përdor në atentatin nga Plarent Dervishit dhe Julian Meçajt, në zonën e Kënetës, në Durrës.
Plarent Dervishi është edhe kunati i Lulzim Berishës.
Automjeti që dyshohet se u përdor nga atentatorët është gjetur duke u djegur në autostradën Durrës-Tiranë.
Policia dyshon se kjo makinë mund të jetë përdorur nga autorët në atentatin ndaj dy personave.
“Më datë 20.06.2019, rreth orës 13:20, në lagjen 17/1 Durrës, në rrethana ende të paqarta janë plagosur, dyshohet me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar, shtetasit J.M.,36 vjeç, dhe P.D.,47 vjeç, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën në Spitalin e Durrësit.”, njoftoi policia, lidhur me ngjarjen.