“Do ja përlante ministrja bjonde”, Ceka i kujton nderin Ramës: I shpëtova 230 mln lekë, ja ç’më dha si shpërblim

Neritan Ceka është vënë tashmë në qendër të emisioneve që pas deklaratës së mallkimeve.

I ftuar në “Provokacija”, Ceka tregoi se si i ka shpëtuar Ramës 230 mln lekë. Sipas historianit këto para do të përfundonin në duart e një prej ministreve bionde të qeverisë.

Ai thekson më tej se kryeministri Edi Rama nuk e ka lënë pa shpërblim për këtë nder por i ka dhuruar një shishe verë, të cilën Ceka nuk ka preferuar ta ruajë si kujtim, pasi tashmë janë në periudhën e ‘ngrirjes’.

Teksa në ekran dolën përgjimet Nerian Ceka u shpreh se nuk e ka votuar pasi e njeh mirë se kush është Rama dhe se marrëdhënia me të ka qenë “ngrij-shkrij”, si loja e njohur e fëmijëve.

Unë nuk i kam dhënë votë këtij sepse e njoh se kush është. E kam njohur shumë kohë më parë. Nuk ka rëndësi që t’i bëj biografinë dhe kam disa raporte mirë- keq. E kam ndihmuar para ca kohësh. Kam raporte shkrij-ngrij, e mban mënd atë lojën. Nuk ka qenë gjithmonë ky që është sot, por edhe tani nuk është gjithmonë i njëjti. Unë kam pasur një raport ngrij-shkrij dhe tani jam ngrij sepse kam dalë nga filxhani i nxehtë i Monikës, më ka ngrirë.

Por para ca kohë i kam shpëtuar 230 mijë dollarë, 230 mln lekë, që donte t’ia rrëmbente njëra nga ato biondet ministre që ky e hoqi pastaj. Ia shpëtova sepse kishte për t’ia përlarë. Si shpërblim më dërgoi një shishe me verë. Nuk e kam më dhe as shishen nuk e ruajta si kujtim. Por ishte verë e mirë për të thënë të vërtetën në atë kohë ishin në periudhën e “shkrirjes” dhe i kam dhënë edhe disa këshilla.

Edhe në këtë rast këshilla ime është që nëse do të bësh shtet dhe ke shansin e fundit që ta ka dhënë Presidenti që ti e konsideron armik dhe në këtë rast është miku jot dhe të thotë ulu dhe bëj projektin e  një shteti të mirëfilltë, ku votat nuk do t’i numërojmë më anëtarët e partive ku duhet t’i numëroj qytetarët. Kjo është një nga arsyet e degjenerim dhe fushatat elektorale nuk do të transmetohen më në televizion, por vetëm debatet si në të gjitha vendet e qytetëruara,”– tha Ceka ndër të tjera. /Dosja/

LEXO EDHE  Luftëtar, politikan, i dyshuar – Betejat ligjore të Ramush Haradinaj