Ish-deputeti: Situata alarmante! Qeveria kupolë e strukturuar kriminale

Zevendeskryetari i LSI-së, Luan Rama në mbledhjen e kryesisë së LSI u shpreh se situata në të cilën ndodhet vendi është alarmante dhe përgjimet e publikuar nga gazeta gjermane BILD janë dëshmi e krimit shtetëror.

Për Luan Ramën mosveprimi i prokurorisë është një akt skandaloz i bashkëpunimit në krimin zgjedhor.

“Situata është alarmante! Përgjimet janë dëshmi e krimit shtetëror. Qeveria kupolë e strukturuar kriminale. Vjedhja e zgjedhjeve është krim i maxhorancës.

Deshmitë e përgjimeve parathënie e 30 qershorit të Edi Ramës. Skandaloze që policia e shtetit është përdorur si grup kriminal. Prokuroria para provës të zbatojë ligjin apo të mbështesë krimin! Mosveprimi i prokurorisë është një akt skandaloz i bashkëpunimit në krimin zgjedhor.” – u shpreh Luan Rama.

LEXO EDHE  I arrestuar para 7 vitesh, kush është 26-vjeçari që u qëllua me çifte sot në Kavajë