Pjerin Ndreu deklaroi në emisionin Opinion se Reshat Elezi ka qenë kryetar i Partisë Socialiste në qarkun e Dibrës, ndaj edhe i ka kërkuar votën e tij hapur.
Në fakt Elezit, i cili ka qenë drejtor shkolle në 2016, votën hapur ia kishte kërkuar Drejtori i Arsimit në atë kohë Drini Gjeçi, i cili i ka përcjellë ultimatumet e Pjerin Ndreut, që sot kandidon për Bashkinë e Lezhës.
“Kryetari i PS-së ka qene Gentian Gjura dhe jo Reshat Elezi. Elezi ka qenë drejhtor shkolle dhe Pjerin Ndreu duhet të gjejë alibi më të mirë, pasi gënjeu këtu publikisht”, tha Bardhi.