“Studentët Denoncojnë” në Facebook ka bërë një krahasim mes një foto të një konvikti në Qytet Studenti dhe të një konvikti jashtë shtetit. Ndryshimi është drastik. Në konviktet në Shqipëri studentët jetojnë në kushte mjerane: në ambjente të ngushta, mure të rrënuar dhe mobilje të vjetërsuara. Ndërsa, te fotoja e konviktit në një vend të huaj.
“Ndryshim i madh midis Konvikteve tona dhe atyre jasht Shqipërie. Erion Veliaj shiko plak” – shkruan Studentët Denoncojnë.
Kujtojmë se Karta e Studentit, e cila ishte një nga kërkesat e studentëve në protestat e dhjetorit, ishte një mashtrim nga ana e kryebashkiakut Erjon Veliaj pasi nuk iu ofron lehtësim aty ku vërtet studentët kishin nevojë në transportin publik, menca, librari por në muze dhe kinemanë ku dëshiron “lali Eri”.