Gazetari i ‘Bild’, Peter Tiede,, ka paralajmëruar publikimin e të tjera përgjimeve që do të rrënojnë qeverinë e kryeministrit Edi Rama.
Pas njoftimit të bërë nga Tiede, ka ardhur dhe reagimi ironik i ish-deputetit demokrat, Luçiano Boçi, i cili i shkruan Ramës: ‘Suksese në jetë’.
Ja postimi i Boçit:
Kur Rama deklaroi pas zhdekretimit të datës së zgjedhjeve se ishte tre hapa para, unë nuk e besova!!! Por paska pasur të drejtë! Nësër “Bild” i zbulon hapin e parë. Dy të tjerët më vonë… Suksese në jetë Rame!!!!
Gazeta gjermane ‘Bild’ dhe gazetari i saj, Peter Tiede, kanë njoftuar publikimin e përgjimeve të reja ditën e nesërme.
Audio-përgjimet lidhen me blerjen e votave në zgjedhjet e fundit parlamentare dhe me dosjet e famshme “339” dhe “184”.