• Kontakt
Sunday, June 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Grabitja në Rinas, dalin detaje të reja

09:54 : 16/06/2019
në AKTUALITET, KRONIKE

Pas 2 muajsh nga grabitja në Aeroportin e Rinasit, Policia dhe Prokuroria për Krime të Rënda kanë arritur të identifikojnë dhe arrestojnë edhe një tjetër person. Hasan Kanaçi është i shtati i vënë në pranga si autor i dyshuar për ngjarjen e 9 prillit, që u konsiderua si supergrabitja, ku dyshohet se janë marrë 6 milionë euro.

Kanaçi u vu në prangat e Policisë mbrëmjen e së premtes, ndërsa më herët ishte shoqëruar për t’u marrë në pyetje.

Burime nga grupi hetimor, bëjnë me dije se 48- vjeçari është punonjës i aeroportit dhe ka dyshime se është ai që ka ndihmuar grupin kriminal, sa i takon orarit të nisjes së avionit, ku do të ngarkohej sasia me vlera të ndryshme monetare nga disa banka të nivelit të dytë në vend.

Gjatë operacionit për arrestimin e Kanaçit, Policia bëri të ditur se është sekuestruar edhe një sasi e konsiderueshme me vlera monetare.

 “Vihet në pranga një tjetër i dyshuar si bashkëpunëtor në ngjarjen e datës 09.04.2019, ku u vodh me armë një sasi e konsiderueshme vlerash monetare në Aeroportin e Rinasit. Sekuestrohen sasi të konsiderueshme vlerash monetare në valutë (euro, paund, dollarë) dhe në lekë”, njoftoi Policia.

ARRESTIMI

Lexo edhe:

Koka bërthamore kimike, dronë ose milicë: Si konflikti Iran-Izrael mund të zgjerohet

EMRI/ Emërohet Drejtori i ri Përgjithshëm i Gardës së Republikës

Burime nga grupi hetimor thonë se për grabitjen e 9 prillit janë identifikuar dhe shpallur në kërkim edhe disa persona të tjerë. Ndërkohë, shtetasi Hasan Kanaçi është identifikuar si një nga personat që ka marrë pjesë në grabitje, pas shqyrtimit të të gjitha provave të grumbulluara deri më tani. Nga ana tjetër, edhe informacione në rrugë operative kanë nxjerrë emrin e tij si bashkëpunëtor.

“Nga Sektori për Krime të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë për Krime të Rënda, në bazë të veprimeve hetimore të kryera, informacioneve të marra në rrugë operative si dhe provave të siguruara gjatë hetimit, është bërë i mundur zbulimi, dokumentimi dhe ndalimi i një tjetri autor të dyshuar të kësaj ngjarjeje kriminale e, konkretisht, i shtetasit H.K., 48 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë“, shkruhej në njoftimin zyrtar të Policisë së Shtetit.

SEKUESTRIMI

Megjithëse zyrtarisht nuk bëhet e ditur shuma e vlerave monetare të sekuestruara, burime thonë se ajo arrin deri në 100 mijë euro dhe dyshohet se janë një pjesë e vlerave të grabitura në 9 prill. Ndërkohë që hetuesit janë duke kryer verifikimet në këtë drejtim, pritet që ditën e hënë Kanaçi të dalë para Gjykatës për Krime të Rënda, ku do të bëhet vlerësimi i masës së sigurisë “Arrest në burg”.

Për gati 2 muaj, Prokuroria për Krimet e Rënda është duke kryer hetime për grupin e grabitësve të Rinasit, ku si pjesë e tij janë identifikuar disa persona, një pjesë të shpallur në kërkim. Sipas Akuzës, 7 personat e vënë në pranga, akuzohen për “Grup të strukturuar kriminal”, “Vjedhje me armë” dhe “Vrasje e punonjësve të Policisë”, mbetur në tentativë.

“Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë për veprat penale ‘Vjedhje me armë kryer në bashkëpunim’, ‘Grupi i strukturuar kriminal’, ‘Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve të ftohta’, ‘Mbajtje pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve luftarake’, ‘Vrasje e punonjësve të Policisë së Shtetit’ e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë”, njoftoi dje Policia.

NJOFTIMI I POLICISE 

Vihet në pranga një tjetër i dyshuar si bashkëpuntor në ngjarjen e datës 09.04.2019 ku u vodhën me armë nje sasi e kosiderueshme vlerash monetare në Aeroportin e Rinas.

Sekuestrohen sasi të konsiderueshme vlerash monetare në valutë (euro, paund, dollarë) dhe në lekë.

Nga Sektori për Krime të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë për Krime të Rënda, në bazë të veprimeve hetimore të kryera, informacioneve të marra në rruge operative si dhe provave të siguruara gjatë hetimit, është bërë i mundur zbulimi, dokumentimi dhe ndalimi një tjetri autor të dyshuar të kësaj ngjarje kriminale e konkretisht i shtetasit:

• H.K., 48 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.

Jane sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi e konsiderueshme vlerë monetare në valutë dhe në lekë.

Vijon puna për kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës Shkallës Parë për Krime të Rënda Tiranë për veprat penale “Vjedhje me armë kryer në bashkëpunim” ” Grupi i strukturuar kriminal” ” Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve të ftohta” ”Mbajtje pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve luftarake” “ Vrasje e punonjësve të Policisë së Shtetit “ e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë”.

Lajme të lidhura

BOTA

Koka bërthamore kimike, dronë ose milicë: Si konflikti Iran-Izrael mund të zgjerohet

10:49 : 15/06/2025
AKTUALITET

EMRI/ Emërohet Drejtori i ri Përgjithshëm i Gardës së Republikës

10:46 : 15/06/2025
AKTUALITET

Deti që vlon nga ndotja

10:36 : 15/06/2025
AKTUALITET

Marrëveshjet me SHBA për migrantët: Çfarë përfiton Kosova dhe pse kritikohen ato?

10:21 : 15/06/2025
filling milk in to plastic bottles at the factory. equipment at the dairy plant
AKTUALITET

Ulen importet e qumështit të freskët, por rikthehet rritja e importeve të qumështit pluhur

10:09 : 15/06/2025
AKTUALITET

U kap duke shitur kanabis, arrestohet i riu në Korçë

09:57 : 15/06/2025
Para

Tërmet i fuqishëm 7.4 ballë, pritet të ndodhë katastrofa

TË GJITHA

Koka bërthamore kimike, dronë ose milicë: Si konflikti Iran-Izrael mund të zgjerohet

10:49 : 15/06/2025

EMRI/ Emërohet Drejtori i ri Përgjithshëm i Gardës së Republikës

10:46 : 15/06/2025

Deti që vlon nga ndotja

10:36 : 15/06/2025

Marrëveshjet me SHBA për migrantët: Çfarë përfiton Kosova dhe pse kritikohen ato?

10:21 : 15/06/2025
filling milk in to plastic bottles at the factory. equipment at the dairy plant

Ulen importet e qumështit të freskët, por rikthehet rritja e importeve të qumështit pluhur

10:09 : 15/06/2025

U kap duke shitur kanabis, arrestohet i riu në Korçë

09:57 : 15/06/2025

Konflikti Izrael-Iran, Berisha: Regjimi i Ajetullahëve po shkon drejt fundit të merituar

09:45 : 15/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com