Aktorja Bella Thorne ka vendosur t’i përballojë kërcënimet për fotot nudo në një mënyrë ndryshe: i parapriu duke i postuar vetë.
“Siç e dini të gjithë, gjërat e mia u hakuan. 24 orët e fundit më kërcënuan me publikimin e fotove të mia nudo. Ndihem e përndjekur, ndihem sikur dikush ka marrë diçka speciale nga unë. Po i publikoj vetë sepse është VENDIMI IM, TANI NUK MUND TË MERRNI DIÇKA TJETËR PREJ MEJE. Mund të fle më mirë sot duke ditur që e rimora fuqinë time… Ja ku janë fotot me të cilat ai më ka kërcënuar”, shkroi ajo në “Twitter”.