‘Çmenden’ temperaturat, ja sa gradë do të jetë sot

Sipas MeteoAlb mbetemi sërisht edhe sot në ndikimin e alternimeve të kthjellimeve dhe vranësirave të lehta gjatë paradites. Por pas mesditës pritet  zhvillim të vranësirave në zonat Verilindore dhe Juglindore duke gjeneruar rrebeshe afat-shkrtër shiu. Ndërsa pasditja ri-kthen sërish kthjellimet në të gjithë territorin.

LEXO EDHE  SPAK, zbulohen pagat e prokurorëve

Temperaturat e ajrit janë ulur me 2-3  në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 17°C deri në 36°C.

Era do fryjë e lehtë me shpejtësi 28 km/h kryesisht nga drejtimi Veriperëndimor duke gjeneruar në det dallgëzimin 2 ballë.