Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Korçë. Një person është plagosur me mjete të forta pas nje konflikti. Ngjarja ka ndodhur në shëtitoren “Fan Noli”. Personi i plagosur është banues në Korçë rreth moshës 50 vjeç identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.
I plagosuri ka marrë disa goditje në trup me kaçavidë dhe është dërguar me urgjencë në spital. Nuk dihen ende shkaqet e konfliktit. Autori i plagosjes është larguar nga vendngjarja.