E trishtë, çifti i të moshuarve: Do shkurtojmë ushqimin që të blejmë ilaçet

Vitet e fundit Shqipëria po përjeton plakjen më të madhe të popullsisë.

Numri i të moshuarve përbën rreth 20% të popullatës së përgjithshme të vendit, me një tendencë në rritje në vitet e ardhshme.

Por situata e tyre sociale rëndohet edhe më shumë nga niveli i lartë i emigrimit të të rinjve dhe moshave të mesme. Duke bërë që numri i pensionistëve që jetojnë vetëm të rritet ndjeshëm.

Klan Plus ka qenë në familjet e disa të moshuarve në zonën e Yzberishtiti, ku ka parë nga afër situatën në të cilën ata jetojnë.

Kjo është Sanie Pushaj, nënë e 6 fëmijëve. Por sot jeton vetëm me djalin e saj 49-vjeçar i cili ka probleme të shëndetit mendor. Ndërsa bashkëshorti i është ndarë nga jeta 13 vite më parë. Ajo jeton në kushte të vështira ekonomike. Dhe banesa ku ajo jeton ka lagështi të madhe. Por shqetësimi kryesor i 83-vjeçares është fati i djalit me paaftësi, pasi ajo të iki nga kjo botë.

Ndërsa për Shaqir Caushin fati ka qenë edhe më i hidhur. Ai dhe bashkëshortja e tij nuk mund të bënin fëmijë dhe birësuan një vajzë. 84-vjeçari tregon se pas ndarjes së gruas nga jeta e ka shumë të vështirë të kujdeset për të bijën.

LEXO EDHE  “Përplasja finale po afron”/ Apeli i regjisorit: Jam kundër shembjes së Teatrit, por...

Ata janë çifti Neim dhe Skënderi Metollari. Përkatësisht 90 dhe 80 vjeç. Në këtë botë kanë vetëm njëri-tjetrin. Ata thonë se jetojnë me një pension minimal dhe nuk mund të përballojnë kostot ekonomike dhe shëndetësore të tyre. Edhe pse ata nuk mundën të kishin një fëmijë të tyre, nuk janë penduar që nuk kanë birësuar .

Plakja e popullsisë nuk do të ndalet, madje sipas projeksionit të INSTAT për popullsinë në pesë vitet e ardhshme, tregohet se pesha që do të zërë mosha e tretë do të rritet me shpejtësi. Nga rreth 20,5 të moshuar për 100 persona në moshë pune në vitin 2019, koeficienti i varësisë do të shkojë në rreth 35 të moshuar për çdo 100 persona në vitin 2031.