Qoftëlargët e Rilindjes

Nga Boldnews.al

Kryetari Edi Rama, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, kryetari i komisionit të ligjeve Ulsi Manja, deputetja rilindase Blerina Gjylameti dhe militantë partie. Të gjithë në një kafe në Tiranë në një shfaqe teatrale që qytetarit të thjeshtë, teksa dëgjon dënglat e tyre, mallkon fatin që lindi e jeton në një vend me njerëz të tillë që na qeverisin.

Propagandë, pafytyrësi, lëpirje, arrogancë dhe të zeza të tjera u shfaqen në teatrin e mëngjesit me regji-drejtpërdrejtë nga ERTV, televizioni i monarkut të të parit mavi.

Veliaj u kujdes që kryetarit Rama ti drejtohej me një ton që tregonte respekt dhe ti tregonte “arritjet” e punës së tij si kryebashkiak. Foli për kartën e studentit, atë copë kartoni për të cilin studentët protestuan ditën e djeshme duke e quajtur një mashtrim të madh dhe artikuluan qartë se nuk shërben për asgjë.

Në një moment dikush bëri Skënderbeu sipas Elisës një pyetje pikante… “I keni bërë Lulit 6 letra, ca ka me i bo tjetër”?

Nuk i shkoi mendja te hallet e përditshme, thua se Tirana është parajsa mbi tokë, por ajo që shqetësoi ishte pikërisht sjellja e Lulit karshi liderit mavi.

Rama vijoi me propagandën politik duke thënë se në të vërtetë “ata” duan të thonë se: Nuk i fitojmë dot zgjedhjet me ju.

Një tjetër sugjerim pikant, ishte ai i një tjetër anëtari të tavolinës që shijonte kafen me liderët mavi, i cili tha se Veliajt duhet “me iu çu në këmbë” për shkak të punës që ka bërë në Tiranë. Gjykimit subjektiv apo me gjasë të porositur, Rama iu përgjigj me arrogancë dhe me fjalët e shokut Enver: Ai duhet me u çu në këmbë para nesh. Jemi ne pa është ai.

Më në fund, një nga të pranishmit foli për një ‘hall’. “Kishin plasur fekalet këtu 20 e ca vjet asnjë nuk bëri”.

“Kush ta bëjë Luli”, tha Rama, duke vijuar propagandën e duke harruar ndoshta që në harkun e 20 vjetëve, Tiranën e ka qeverisur edhe ai, dora vetë, monarku mavi. Po mesa duket edhe ai s’bëri gjë për fekalet që Tiranës i plasin herë pas herë e qytetarët bashkë me pluhurin thithin edhe armomë mu*i.

LEXO EDHE  “Mediat e Ramës flasin me gjuhën e kryeministrit serb”/ Parashikimi: Si përfundon lufta Rama-Vuçiç VS Haradinaj

Interesante ishte edhe kur Rama u informua nga Ulsi Manja se Basha na qënkërka person nën hetim. Deri atëherë, siç pretendoi, Rama nuk e dinte.

Me drejtuesit e prokurorisë së kapur nga pushteti i Rilindjes, Rama nuk e di ç’bëjnë kukullat e tij?! Kush i lëviz fijet?! Ai i ha njeri këto?!

“Si mund të flasi për mua ai se jam pjesë e dosjes 184, ai është marrë i pandehur”, tha Ulsiu, duke u përpjekur ta paraqesë vetën si njeriun akullore, siç do thoshte Vangjush Dako.

Pasi u informua nga Ulsiu për çështjen në fjalë, Rama, si prokuror që ngre akuzën vlerësoi: “Është pastrim parash i pastër”.

– “Imagjino ta kishim bërë ne”, u hodh Ulsiu.

– “Të kishin bë ne këtë do ishim ekzeku”, e mbështeti lali Eri.

– “Kam përshtypjen është një hetimi dhe në Amerikë”, shtoi

– “Po, po”, konfirmoi Ulsiu me siguri.

Teatri vijoi me akuzat e Ramës ndaj Metës lidhur me dekretin që rrëzoi 30 qershorin, e që i prishi kryeministrit ëndrrën për të marrë të gjitha bashkitë e vendit pa zgjedhje, por me votime, si në kohën e qoftëlargut.