Bashkia e Kukësit nis zbatimin e dekretit të Presidentit Ilir Meta për rrëzimin e 30 qershorit si datë e zgjedhjeve lokale.
Bashkia Kukës i ka dërguar një kërkesë zyrtare Komisionit të Zonës së Administrimit Zgjedhor nr 11 në Kukës, ku kërkon lirimin e të gjitha ambjenteve në funksion të procesit zgjedhor.
Në dokument, kërkohet “lirimi i menjëhershëm i ambienteve të KZAZ nr 11, pranë Qendrës Kulturore ‘Hasan Prishtina’ si dhe palestrës sportive të Shkollës së Mesme të Përgjithshme ‘Havzi Nela’ në Kukës”.
“Gjithashtu kërkojmë heqjen e listës përfundimtarë të zgjedhësve të publikuar dhe të afishuar në institucionet arsimore parashkollore dhe parauniversitare (çerdhe, kopshte, shkolla) në administrim dhe pronësi të Bashkisë Kukës”, thuhet në kërkesën që mban datën e sotme dhe firmën e kryetarit të Bashkisë Bashkim Shehu dhe i adresohet për dijeni edhe KQZ-së, ministrit të Brendshëm, kryeministrit, Presidentit dhe prefektit të qarkut. /BN/
Pas Kukësit, një tjetër bashki zbaton dekretin e Metës për zgjedhjet