Një aksident i rëndë ka ndodhur në Fier, ku një kamion dhe një Mercedez janë përplasur me njëri-tjetrin.
Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur ‘Kthesa e Marinzës’.Mësohet se nga përplasja kanë mbetur të plagosur një çift të moshuarish, që janë transportuar drejt spitalit rajonal Fier.
Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.