• Kontakt
Sunday, June 7, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Historia e trishtë e nënës shqiptare… merr çdo ditë në shpinë të bijën e paralizuar për ta çuar në shkollë

20:45 : 12/06/2019
në AKTUALITET, SOCIALE

Çohet përditë herët në mëngjes dhe pas punëve të vogla në shtëpi e pret detyra e saj më e rëndësishme, të mbajë në shpinë të bijën e paralizuar drejt për në shkollë. Zhaneta është 40 vjeçe por në fytyrën e saj lodhja i ka marrë disa vite më shumë.

Historia e saj zhvillohet në fshatin Stroskë të Prenjasit. Jetesa në fshat është e vështirë. Të ardhura të pakta. Zhaneta tregon se familja e saj jeton me rreth 60 mijë lekë të vjetra në muaj. Por përtej varfërisë, kjo nënë shqetësohet për fatin e vajzës së saj 11 vjeçare.

Zhaneta: Jam mami i Alesias, jam 40 vjeçe. Kam 4 vajza. Problemi qëndron tek Alesia. Per shkollimin nuk kemi mundësi ekonomike për ta uar me makinë. Të ardhura kemi me kempin e Alesias dhe një ndihmë ekonomike, rreth 60 mijë lekë në muaj

Në emisionin “shqiptarët për shqiptarët”, Zhaneta tregon se prej rreth 4 vitesh ajo shkon në shkollë me të bijën. E mban në kurriz për rreth gjysëm ore derisa mbërrin në destinacion. Alesia është 11 vjeçe dhe nuk mund të ecë. Pavarësisht sprovës së madhe, ajo mbetet vajza me rezultatet më të mira në shkollë.

Emisioni shqiptarët për shqiptarët e ndoqi vetë në një ditë shkolle rrugëtimin që Zhaneta bën me të bijën. Pamjet janë përmalluese, kurse fjalët e kësaj nëne për të bijë të dhimbshme.

Lexo edhe:

“Erdhi policia, i thashë”/ Flet nëna e Violand Braçellarit, vrasësit të efektivit Enea Mekolli

Denoncon PD: Banorët e Mamurrasit jetojnë pa ujë, qeveria propagandon investime dhe ‘suksese’

Zhaneta: Kjo është rruga që bëj çdo ditë. Një gjysëm ore. Ndaloj ku ka gurë rrugës dhe pushoj. Alesia nuk rri në shtëpi. Do të shkojë në shkollë dhe mëson shumë. Unë kam dëshirë që ajo të arsimohet.

Zhaneta përlotet kur tregon për gjendjen aspak të mirë të së bijës.

Zhaneta: Alesia është 11 vjeçe. Kur lindi ishte në rregull, por në moshën 3 muajshe nisën problemet. Iu deformua shtylla kurrizore pastaj iu deformuan këmbët. Me veshkat i është bërë dy herë operacion.

I ka këto dy pjesë të hapura, i vë një bebelino kështu poshtë (qan)… sepse pjesën e ujit e nxjerr në bark. Kisha dëshirë njëherë, të bëja një kontroll për vajzën, të dija nëse bëhet më mirë apo jo. Në Tiranë mjekët nuk më kanë dhënë shpresa, të më thonë çoje në filan vend që të bëhet më mirë. Për këtë kisha merak dhe së dyti për transportin. Një makinë. Ta ngasë burri, ose unë, do mësoj ta ngas. Vajzën e kam çuar kur ka qenë shi apo borë, sido që të ketë qenë. Është e pamundur ta mbash Alesian në shtëpi. 4 orë në karrige rri. Nuk lëviz, derisa vij e marr unë. Ndonjëherë e merr dhe im shoq pasi edhe unë jam e sëmura me tension dhe veshka.

Pas rrugëtimit të gjatë, Zhaneta mund të pushojë. Ka mbërritur në shkollë dhe e ka lënë vajzën e saj atje ku ajo ka më shumë dëshirë të qëndrojë, në bankën e klasës. Mësuesja e Alesias tregon se 11 vjeçarja është më e mira në klasë.

Mësuesja: Që në klasë të parë ka shprehur vullnet për të mësuar. Edhe pse në këto kushte ajo nuk është penguar asnjëherë. Do thoja që prindërit e Alesias janë treguar heronj, me gjithë atë sakrificë, duke e marrë në krah dimër dhe verë. Edhe kur është ftohtë apo rrebesh i madh, Alesia ka dëshirë të vijë dhe nuk mungon. Të shikoni shkrimin e Alesias është bukur- shkrim.

Të gjithë fëmijët e klasës përpiqen që t’i qëndrojnë afër Alesias. Shoqet e klasës përloten kur 11 vjeçarja flet.

Alesia: Mua më çon mami në shkollë… Shkollën unë e dua shumë. Kur të rritem dua të bëhem mësuese. Unë kam nevojë për një makinë që të shkoj në shkollë dhe të vij, që mami të mos lodhet.

Shoqja e klasës: E kam si motrën time. Më vjen keq për Alesian se nuk ka as transportin. Ne e nxjerrim jashtë, i bëjmë shëtitje kur është kohë e mirë, kurse kur është kohë e keqë rrimë këtu brenda.

Në emisionin “shqiptarët për shqiptarët”, Elvis Naçi u shpreh se të gjithë shqiptarët janë prekur nga rasti i kësaj vogëlusheje dhe se ndihma për të nuk do të kursehet, fillimisht duke gjetur një makinë për familjen dhe më pas për të parë mundësitë për ta ndihmuar 11 vjeçaren në aspektin shëndetësor.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Erdhi policia, i thashë”/ Flet nëna e Violand Braçellarit, vrasësit të efektivit Enea Mekolli

11:05 : 07/06/2026
AKTUALITET

Denoncon PD: Banorët e Mamurrasit jetojnë pa ujë, qeveria propagandon investime dhe ‘suksese’

10:49 : 07/06/2026
AKTUALITET

Shpërndanin drogë në zonën e “Tiranës së Re”, arrestohen dy persona. Sekuestrohet 1 kg heroinë

10:34 : 07/06/2026
SPORT

“Takohemi së shpejti …”/ U nda tragjikisht nga jeta, çfarë shkruante në postimin e fundit Fatjon Bunjaku

10:27 : 07/06/2026
AKTUALITET

“Projekti në Zvërnec do bëhet patjetër”/ Rama: PS shpëtoi flamingot, 10 vite më parë haheshin

10:09 : 07/06/2026
AKTUALITET

Lezhë/ Banorët e Mabës pa ujë të pijshëm: Detyrohemi ta blejmë me bidona

09:54 : 07/06/2026
Para

Flet ministri i Jashtëm holandez/ Ja pse bllokuam Shqipërinë, KE foli para kohe

TË GJITHA

“Erdhi policia, i thashë”/ Flet nëna e Violand Braçellarit, vrasësit të efektivit Enea Mekolli

11:05 : 07/06/2026

Denoncon PD: Banorët e Mamurrasit jetojnë pa ujë, qeveria propagandon investime dhe ‘suksese’

10:49 : 07/06/2026

Shpërndanin drogë në zonën e “Tiranës së Re”, arrestohen dy persona. Sekuestrohet 1 kg heroinë

10:34 : 07/06/2026

“Takohemi së shpejti …”/ U nda tragjikisht nga jeta, çfarë shkruante në postimin e fundit Fatjon Bunjaku

10:27 : 07/06/2026

“Projekti në Zvërnec do bëhet patjetër”/ Rama: PS shpëtoi flamingot, 10 vite më parë haheshin

10:09 : 07/06/2026

Lezhë/ Banorët e Mabës pa ujë të pijshëm: Detyrohemi ta blejmë me bidona

09:54 : 07/06/2026

Futbolli shqiptar në zi/ Ndahet nga jeta në moshën 22-vjeçare sulmuesi i Elbasanit, Fatjon Bunjaku

09:37 : 07/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

grandpashabet girişdeneme bonusu veren siteler 2026kralbetcasibomjojobetbetpark girişJojobetMarsbahis GirişCasibomJojobet Girişcasibom girişDeneme Bonusu Veran Siteler 2026jojobetjojobet girişjojobet girişcasino sitelericasibomCasibom GirişCasibomcasibom