Maja Koçijançiç, zëdhënëse e Komisionit Europian, përmes një postimi në rrjet ka njoftuar mbi takimin e Federica Mogherinit, shefe e diplomacisë europiane, me kryeministrin Edi Rama.
Koçijançiç shkruan se Mogherini mirëpriti sot në Bruksel kryeministrin e Shqipërisë, pas rekomandimit të Komisionit Europian për të hapur negociatat, duke pranuar rezultate të prekshme në reformat, në veçanti me reformën e drejtësisë.