• Kontakt
Sunday, July 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Pse gaboi rëndë Ilir Meta?

15:34 : 09/06/2019
në AKTUALITET, OP-ED, POLITIKE

Nga Andi Bushati

Ilir Meta mund të ketë pasur të gjitha arsyet e botës të ndërmerte aktin radikal që kreu sot: anullimin e zgjedhjeve në 30 qershor. Ai mund të ketë vepruar si ish kryetar i LSI. Ai mund të ketë vepruar si simboli i unitetit të kombit. Ai mund të ketë vepruar si garantues i kushtetutës, që prezumon pluralizmin. Ai mund të ketë vepruar si zjarrfikës i konfliktit në prag të shpërthimit.

Ashtu sikurse ka paralajmëruar presidenti në deklaratën e tij, ne do ti mësojmë të hënën arsyet e vërteta të këtij vendimi. Ne do të presim dhe dy ditë për të njohur argumentimin juridik, dhe ndoshta nuk do të marrim vesh kurrë publikisht, motivimin e tij politik.

Por, cilat do të kenë qenë shtysat e kreut të shtetit, sado të arsyeshme apo racionale, sado të nisura nga motivimi për kompromis, paqe sociale apo integrim europian të kenë qenë ato, vendimi i Presidentit është një akt i pafalshëm.

Ai është i tillë sepse, në thelb, përbën një tentativë për ti shtrirë dorën Edi Ramës. Sepse në gjenezë ai niset nga premisa se i duhet prerë opozitës rruga e nisur për të dalë nga sistemi.

Lexo edhe:

Horoskopi ditor, 13 Korrik 2025! Ja shenjat më me fat

A po ju sëmur kondicioneri? Udhëzues se si të shpëtoni nga dhimbjet e qafës dhe shpinës

Që kur PD dhe LSI vendosën të djegin mandatet, mos pjësmarja e tyre në zgjedhjet e qershorit ishte një etapë e logjikshme dhe e detyrueshme. Të dyja këto vendime radikale, të shoqëruara me protesta herë të dhunshme dhe herë të pafuqishme, ishin e keqja e domosdoshme për të treguar fytyrën e vërtetë të regjimit të Edi Ramës. Të gjitha së bashku ato tentonin të rikrijonin telajon e Shqipërisë reale, atë të një autarkie ku sundon një njeri i vetëm, i cili vendos edhe për tenderat me letra fallco edhe për lejet e rokaqiejve, edhe për sheshet e qyteteve edhe për gjykatësit e prokurorët, madje edhe se ku do vidhte vota Niçja me Gjushin.

Synimi i këtij aksioni ishte për ta lënë arkitektin e këtij regjimi, të vetmuar, me tepsi në dorë, në parlamentin ku dialogon me Kujtim Gjuzin dhe në 61 bashkitë që do i kontrollojnë profile kandidatësh si Elton Arbana (i dalë në përgjimet e Bild).

Pra, filozofia e përmbledhur e gjithë kësaj lëvizjeje është: e keqja duhet të shkojë deri në ekstrem, sepse kjo histori, më mirë të ketë një fund të tmerrshëm, sesa një tmerr pa fund.

Mostra që Edi Rama ka rritur për gjashtë vite, nuk mund të zhbëhet, as me kompromis dhe as me marrëveshje politike, ajo ka fituar aq fuqi sa nesër mund të kapë po njësoj, qoftë Bashën edhe qoftë Kryemadhin. Shqiptarët mund të shpëtojnë prej saj vetëm përmes gijotinës.

Pikërisht këtë dinamikë opozitare të nisur prej katër muajsh ndërpreu Ilir Meta me anullimin e dekretit të zgjedhjeve. Ai nuk nuk e lejoi Edi Ramën të identifikohej deri në ekstrem me të keqen. Ai i shtriu dorën për ta mbajtur në lojë dhe për ta rikthyer si faktor në tavolinën e kompromisit.

Në këtë kuptim, cilat do të kenë qenë argumentet juridike apo arsyet politike të presidentit, akti i tij duhet parë si një pengesë që e keqja të shkonte deri në fund, e për rrjedhojë, që ajo të merrte, më pas, ndëshkimin rrënqethës  që meriton.

Pas tërheqjes së 30 qershorit, këtë skenar nuk e ka më në dorë opozita. Tani shpresa e vetme që ai të ndodhë është paradoksalisht vetë Edi Rama. Le të shpresojmë që në delirin e tij, ai të na shpëtojë, ose duke vazhduar me këmbëngulje drejt votimeve, ose duke duke mbledhur numrat për shkarkimin e presidentit.

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi ditor, 13 Korrik 2025! Ja shenjat më me fat

22:58 : 12/07/2025
SHENDETI

A po ju sëmur kondicioneri? Udhëzues se si të shpëtoni nga dhimbjet e qafës dhe shpinës

22:51 : 12/07/2025
AKTUALITET

“Burrin ma arrestuan”/ Pronarja e bujtinës së shembur në Theth: Ndërtova që të riktheja fëmijët

22:45 : 12/07/2025
BOTA

Putin: Irani të pranojë marrëveshjen bërthamore me Amerikën

22:37 : 12/07/2025
AKTUALITET

“Po i pret turistët me kallash”/ Gazetari: Rama i ka lemerisur të huajt

22:22 : 12/07/2025
SPORT

Asllani larg Interit, dy skuadra të Serie A në gjurmët e mesfushorit kuqezi

22:16 : 12/07/2025
Para

VIDEO/ Karnavalet pushtojnë Korçën, ja ç'ndodhi në qytetin e serenatave...

TË GJITHA

Horoskopi ditor, 13 Korrik 2025! Ja shenjat më me fat

22:58 : 12/07/2025

A po ju sëmur kondicioneri? Udhëzues se si të shpëtoni nga dhimbjet e qafës dhe shpinës

22:51 : 12/07/2025

“Burrin ma arrestuan”/ Pronarja e bujtinës së shembur në Theth: Ndërtova që të riktheja fëmijët

22:45 : 12/07/2025

Putin: Irani të pranojë marrëveshjen bërthamore me Amerikën

22:37 : 12/07/2025

“Po i pret turistët me kallash”/ Gazetari: Rama i ka lemerisur të huajt

22:22 : 12/07/2025

Asllani larg Interit, dy skuadra të Serie A në gjurmët e mesfushorit kuqezi

22:16 : 12/07/2025

Teliti: Oligarkët e mëdhenj do kapin Thethin përmes ‘Paketës së Maleve’

21:58 : 12/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com