250 milion lekë të reja është vlera paraprake e dëmeve të shkaktuara nga tërmetet në Korçë.
Kreu i Bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo, tha se në këtë shifër përfshihet rindërtimi i banesave dhe rikonstruksioni i tyre.
Filo shtoi se po punohet për studimin e vendit ku do ringrihen banesat, pasi trualli aktual është zonë sizmike.
Pasditen e sotme u mblodh edhe shtabi i emergjencave. Prefekti Dhori Spirollari foli për 125 banesa të pabanueshme.
Spirollari: Dëmi më i madh në Floq. Rreth 215 banesa janë dëmtuar lehtë. Faza e parë kaloi me sukses. Kemi bërë një përllogaritje të përafërt për ta rikthyer në normalitet. Në Floq, ekspertët e studimit po verifikojnë nëse ia vlen ringritja aty apo do të zhvendoset për tu ndërtuar nga e para. Strehimi në çadër është paraprak për të mos i strehuar në ndërtesa për shkak të rrezikut. Në 1 shtator të gjithë banorët të strehuar.
Video deklarata e Filos:













