Kryeministri Edi Rama, është shprehur sërish se nuk do të shtyjë zgjedhjet. Madje ka folur me tone kërcënuese se kush do të cënojë zgjedhjet do ta presë ajo që nuk ka parë as në ëndrrën më të keqe.
Debati:
Gjekmarkaj: Ku do i çoni shqiptarët që nuk do ju lënë të bëni zgjedhje?
Rama: Pluralizmi do marrë një dimension tjetër.
Gjekmarkaj: Nuk ke frikë nga pushteti, ju keni marrë gjithçka.
Rama: Çfarë po sundoj mo
Gjekmarkaj: Sundoni parlamentin, qeverinë, opozitën e re, edhe bashkitë
Rama: Po ta them edhe njëherë mo, zgjedhjet do të bëhen. Nëse ndonjëri do të cënojë zgjedhjet, atëherë do të shohë atë që se ka parë ëndrrat më të këqija.













