Kryebashkiakut të Durrësit, i ka rrëshkitur situata nga duart, dhe ka pranuar më në fund se ai ka bashkëpunuar me grupet kriminale për të fituar zgjedhjet.
Madje në një moment akuzoi opozitën se hedh baltë mbi grupet kriminale, sepse është e paaftë të fitojë ndryshe.
‘Hedhin baltë mbi grupet kriminale, se janë të paaftë të fitojnë’, tha Vangjush Dako në emision.
Kjo deklaratë e Dakos erdhi gjatë emisionit ‘Opinion’ ku po diskutoheshin përgjimet e ‘Dosjes 339-të’ të publikuara nga gazeta gjermane Bild.














