Një aksident automobilistik është regjistruar në aksin rrugor Tiranë-Elbasan, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin dhe si pasojë e këtij aksidenti ka humbur jetën një grua.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të TEG-ut.
Viktima është identifikuar si shtetesja me inicialet N.B, 67-vjeç. Në vendngjarje ndodhen dy autoambulanca.
Përplasja mësohet se ka ndodhur ndërsa N.B. ka tentuar të kalonte nga njëri krah në krahun tjetër të autostradës.












