• Kontakt
Wednesday, November 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Republika e Skandalokracisë

13:57 : 05/06/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga Malcolm Y

Ndërkohë që vendi është kapërthyer nga beteja politike, e luftuar së fundmi kryesisht me metoda parapolitike, politika dhe mungesa e politikave publike vijojnë ta çojnë vendin në theqafje të shpejtë dhe të sigurtë. Rrugë periferike por të florinjta që e kanë 15 milionë euro kilometrin, partneritete pirat-plaçkitëse që u jepen firmave fantazma pa kapital, pa eksperiencë, pa logjistikë, para të grabitura fondeve publike ditën për diell, këto tashmë janë bërë muzikë e zakonshme për veshët e lodhur të qytetar-hallexhiut dhe veshët e mbyllur të shtetar-batakçiut.

Monopole që u jepen firmave të caktuara si ai për instalimin me detyrim të impiantit të gazit vetëm në një vend, apo së fundmi edhe varreza makinash me eksluzivitet për të hequr qafe makinen e vjetër se kështu i do mushak drutë. Para pak kohe u vetofrua sic ndodh rëndom në Republikën e Kleptokracisë edhe një monopol tjetër me fitim të sigurtë për cilësinë e karburanteve. Dhe kështu radha ska fund.

Por një skandal mbyt tjetrin në Republikën e Bananeve që as rend dhe stabilitet nuk po prodhon, lëre më demokraci funksionale dhe shtet të së drejtës, me ndarje të balancuar dhe të kontrolluar të pushteteve. Nuk di ç’të dëgjojë më parë qytetar-mavria a të angazhohet më së pari intelektuali i kapur mes dilemave ekzistenciale të mbijetesës së përditshme. Do të barrikadohet në mbrojtje të Teatrit Kombëtar për të cilin vijojnë të vijnë aradhë shkresa rrufjane që kërkojnë ta prishin natën dhe qajnë ditën, si një akt që mbron jo vetëm kulturën dhe trashëgimin që e kemi me pikatore në këtë vend, por edhe publiken, atë që tashmë na duket fjalë reaksionare, aq shumë e kanë përdhosur rilindasit e rinj.

Apo të trishtohet dhe revoltohet kur lexon korrespondencën e pasur dhe thirrjet telefonike plot pasion mes Avdulajve dhe emisarëve të lartë politikë të projektit Rilindje, të cilën as një filozof si Niçe nuk do i jepte dot dum. Se si mund të ketë garanci votuesi i shkretë kur do të shkundë votën që ajo e fqinjit të tij ndërkohë është blerë nga falangat e errëta të narko-shtetit, apo numërues do jenë banda pa maska ditën për diell, kësaj nuk i jep dot shpjegim as ndonjë opozitar i ri, qoftë nga ata me nam dhe mustak apo zë-hollë dhe me sharm.

Lexo edhe:

Vendimi i Kushtetueses për Veliajn, Dumani: Nuk ndikon në hetimet e SPAK

Dumani kritikon Policinë e Shtetit: Ka mbi 10 mijë efektivë në terren, por referimet në SPAK kanë rënë 40%

Në Republikën e Fasadës, e rëndësishme është dukja dhe një projekt si Rilindja Urbane apo Fshatare që gjithë-gjithë është sa një pjesëz rruge kombi, reklamohet dhe shitet si sapuni për djathë, pa i’u skuqur a nxirë faqja. Në Republikën e lalerizmit, Lejfenizmi është ngritur në art dhe Uriah Hippi do skuqej nga modestia po të shihte buxhetin e katërfishuar të Bashkisë që shkon për qokat e kryetar-mavrisë. Ky i fundit mbjell pemë, por i zënë veç pallate. Hap puseta, por uji përmbyt sa herë bien disa centimetra shi. Hap kopshte dhe shkolla me paratë që vjel sa nga taksat e dhketëfishuara aq dhe nga gobat makute, por nxënësit vazhdojnë të mbipopullojnë klasa. Mbledh këngëtarë dhe rrogëtarë, futbollistë dhe shqyrtarë, gaztorë dhe të pashkollë, por fshati që duket nuk do kallauz. Por e rëndësishme është që nuk i bëhet qejfi qeder dhe i thotë rrenat varg pa i’u dridhur zëri dhe lëvizur qerpiku. Helbete ka plot nga ata që betohen për rioshin si për nipin e tyre. Nga ata veteranët që i ka zënë lufta me pushkë në dorë kur si dhjetëvjeçar me faqe pa dirsur kishin dalë maleve me blerim mbuluar por pa gjermanë të këpusnin ndonjë ballist që u kalonte nëpër ferrë. Apo nga ata që logjikën e vënë mbi kresë si kapele kapterri vënë nxitimthi kur nxiton të bëj reshtoren e mëngjezit. Në Republikën e Padijes, dija shpesh herë të merr më qafë. Ndaj të pashkollët bëjnë prokopi dhe do i kemi mes nesh përherë dhe më me tepri.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vendimi i Kushtetueses për Veliajn, Dumani: Nuk ndikon në hetimet e SPAK

22:40 : 05/11/2025
AKTUALITET

Dumani kritikon Policinë e Shtetit: Ka mbi 10 mijë efektivë në terren, por referimet në SPAK kanë rënë 40%

22:39 : 05/11/2025
AKTUALITET

Tendera të dyshimtë/ Ku përfundojnë mbetjet spitalore? Klodian Allajbeu i Spitalit Amerikan një nga aktorët kryesorë

22:19 : 05/11/2025
AKTUALITET

SPAK përballet me kërcënime, Dumani: Presionet vijnë edhe nga politika

22:02 : 05/11/2025
AKTUALITET

Tuneli i Llogarasë, gazetarja: SPAK të hetojë kush i mori dhjetëra mln euro nga fryrja e fondit limit

22:00 : 05/11/2025
AKTUALITET

Zhduket jetimorja “Zyber Hallulli”/ Rama i hap rrugë “përbindëshit” 17-katësh në zemër të Tiranës

21:47 : 05/11/2025
Para

Lali Eri flet me vete/ Monolog me fotografët, i dështon propaganda për bujqësinë (VIDEO+FOTO)

TË GJITHA

Vendimi i Kushtetueses për Veliajn, Dumani: Nuk ndikon në hetimet e SPAK

22:40 : 05/11/2025

Dumani kritikon Policinë e Shtetit: Ka mbi 10 mijë efektivë në terren, por referimet në SPAK kanë rënë 40%

22:39 : 05/11/2025

Tendera të dyshimtë/ Ku përfundojnë mbetjet spitalore? Klodian Allajbeu i Spitalit Amerikan një nga aktorët kryesorë

22:19 : 05/11/2025

SPAK përballet me kërcënime, Dumani: Presionet vijnë edhe nga politika

22:02 : 05/11/2025

Tuneli i Llogarasë, gazetarja: SPAK të hetojë kush i mori dhjetëra mln euro nga fryrja e fondit limit

22:00 : 05/11/2025

Zhduket jetimorja “Zyber Hallulli”/ Rama i hap rrugë “përbindëshit” 17-katësh në zemër të Tiranës

21:47 : 05/11/2025

Alarmante! Fëmijët mbledhin mbetje spitalore të rrezikshme nga koshi i plehrave pranë spitalit

21:40 : 05/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com