Nga Boldnews.al
Ndërsa Rilindja mat “tërmetin” e protestës së opozitës, harron se në disa fshtra të korçës, tërmeti i vërtetë ka shkatërruar mbi 200 banesa dhe lënë pa një çati mbi kokë qindra banorë, mes të cilëve gra, fëmijë dhe të moshuar.
Shteti u gjend me disa çadra ushtrie, ca pako ushqim dhe dërgoi zyrtarucë të paaftë Rilindas për të parë dëmet. Banorët kërkojnë shpalljen e emergjencës civile në atë zonë, si të vetmen mundësi për tu trajtuar si të pastrehë dhe të futen në programin e mbështetjes në rindërtimin e banesave.
Po sot kryeministri nuk e di çdo të thotë të shohesh një shtëpi të rrënuar. Të jetosh me frikën se fëmijët do i përpijnë gurët që shemben nga tërmeti, e mbi të gjitha me shpresën e vakët ose pa shpresë fare se institucionet shtetërore, lokale apo qendrore do të ndërhyjnë.
Jo më larg se mëngjesin e sotëm u shënuan disa incidente në konfrontim fizik mes banorëve dhe një përfaqësuesi të vlerësimit të dëmit i caktuar nga prefektura. Gjithashtu edhe me prefektin e qarkut pati debate të ashpra të banorëve, që sot nuk duan mëshirë, por të drejtën për të pasur banesa të rindërtuara të cilat u rrënuan nga tërmeti i fuqishëm i tre ditëve më parë.
A nuk ka njeri e këshilltar që ti thotë kryeministrit se në Korçë tërmeti ka shkaktuar dëme të mëdha materiale? Po edhe nëse do e kenë informuar, me siguri fjala tërmet për kryeministrin nuk e lidh gjë tjetër përveçse me Tërmet Peçin, kryetarin e Bashkisë së Tepelenës, që Edit i thotë komandant.
Deputetet e qarkut Korçë ti heqin për pak minuta takat e larta dhe bojatisjen e fytyrës për të parë gjendjen e banorëve. Pak orë pas tërmetit të fuqishëm ministrja Elisa Spiropali shkoi në zonë për të parë nga afër situatën, por sa për të pasur një koronikë televizive dhe shpërndarje lajmesh për zonjën e qeverisë.
Çudia tjetër është sesi kryeministri Edi Rama nuk u kërkon një “nder” oligarkëve që të ndërtojnë banesat e shkatërruara, pasi në një formë apo një tjetër shpejt ua shpërblen me konçensione dhe tendera publik. Mjafton një tërmet në një zonë të ngushtë që shteti të ngrejë duart përpjetë, në një paaftësi të theksuar dhe mungesë serioziteti.
Banorët për të dytën ditë rresht e kanë kaluar natën jasht, duke u strehuar nëpër makina, apo në disa çadra kolektive të ngritura nga ushtria. Kjo gjendje provizore për ta mund të zgjasë shumë, pasi kanë eksperiencat e mëparshme, kryesisht në zonën e Dibrës të cilët prej tre vitesh enden zyrave të shtetit për të marrë dëmshpërblimin për rindërtimin e banesave të shkatërruara.