Në protestën e djeshme të opozitës pati përplasje mes policisë dhe protestuesve ku janë shoqëruar 30 persona dhe janë arrestuar 30 të tjerë. Protesta e djeshme zgjati mbi tre orë e cila nisi si paqësore, por përfundoi me përplasje.
Në këtë protestë u plagosën 10 persona, mes tyre 7 policë, 2 punonjës të medias dhe 1 qytetar. Basha paralajmëroi se kjo ishte protesta e fundit, ku opozita kërkon largimin e qeverisë me logjikën e arsyes.