• Kontakt
Friday, May 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Afera” Milot-Balldren, Rama, 15 mln euro për Km vëllait të ish-deputetit Ndue Kola

13:49 : 31/05/2019
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE, POLITIKE
Projekti i rrugës Milot-Balldren dhe ish-deputeti Ndue Kolaj

Projekti i rrugës Milot-Balldren dhe ish-deputeti Ndue Kolaj

Nga Boldnews.al

Kompania “ANK”, e themeluar nga ish-deputeti socialist Ndue Kola dhe që prej vitit 2009 është nën administrimin e vëllait të tij, Agim Kola, gjendet në qendër të skandalit për fryrjen e financimit të koncensionarit të rrugës Milot-Balldren.

Në Tetor 2018, qeveria Shqiptare i dha “ANK” koncensionin e ndërtimit të rrugës Milot-Balldren, rreth 18 kilomenta, në bazë të një propozimi të pakërkuar nga kompania. Megjithëse projekte të kësaj natyre janë kritikuar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore, qeveria shqiptare nuk u tërhoq, duke nxjerrë fituese në tender kompaninë e drejtuar nga Agim Kola.

Tenderi, me vlerë financimi 165 milionë euro, ishte formal, pasi kompania “ANK” kishte marrë pak para tenderit një bonus prej 8.5 përqind nga qeveria, për projektin e saj, duke e shndërruar atë praktikisht në konkurentin e favorizuar për fitimin e koncensionit.

Por, vetëm pak pasi ishte nënshkruar kontrata koncensionare, qeveria shqiptare shton financimin, duke e çuar vlerën në 240 milionë euro, pas rinegociimit të disa kushteve teknike.

Lexo edhe:

Denoncimi i PD: Ambulancat do të përdoren nga patronazhistët për të shpërndarë lekë për vota

Çfarë është Urdhri i Agustinianëve, të cilit i përket Papa Leoni XIV

Në bazë të kësaj marrëveshjeje te re, e cila për ekspertë të fushës konsiderohet si një “aferë”, madje edhe “mafioze”, e rriti çmimin e një kilometri në 15 milionë euro. Duke e krahasuar me kostot e ndërtimit të rrugëve në Europë, të cilat kapin shifrën mesatare të 3 milionë eurove për kilometër, ekspertët vlerësojnë se çmimet janë të fryra shumë.

Disa dokumenta të publikuara së fundmi, krijojnë përshtypjen se koncensioni është një aferë e pastër. Kompania “ANK”, e cila ka marrë përsipër ndërtimin e rrugës, nuk ka kapital të mjaftueshëm për të nisur punimet. Për shkak të këtij kapitali të vogël, ajo nuk mund të marrë as kredi në bankë. Por, kredia mund të lëvrohet vetëm nëse shteti shqiptar del garant.

Pikëpyetja e ngritur nga ekspertë të fushës dhe ekonomistë është: Përse shteti shqiptar duhet t’i japë koncensionin një kompanie që nuk ka kapital të mjaftueshëm për ndërtimin e rrugës?

Zyrtarë të Partisë Demokratike e konsiderojnë koncensionarin “Milot-Balldren” si një aferë korruptive të qeverisë së Edi Ramës me personat që fshihen pas kompanisë “ANK”. Për opozitën, përfitimet nga ky koncension do të ndahet mes Edi Ramës dhe ish-deputetit socialist të qarkut të Lezhës, Ndue Kola.

“ANK” e ish-deputetit Kola
Kompania ANK” është krijuar në vitin 1998 nga Ndue Kola. Ai ka qenë administratori i kompanisë deri në Shtator 2009, kohë kur u zgjodh deputet i Kuvendit të Shqipërisë.

Ndue Kola ishte një ndër biznesmenët më të fuqishëm të Veriut të Shqipërisë. Por ai nuk ishte dalluar në jetën politike shqiptare. Në vitin 2009, Edi Rama e vendosi në fillimin e listës së kandidatëve për deputetë në Qarkun e Lezhës, me shpresën që të rriste prezencën e të majtës në zonën e veriut.

Ndue Kola arriti të merrte mandatin e deputetit, duke ia shitur aksionet e kompanisë ‘ANK” vëllait të tij, Agimit.

Gjatë mandatit të tij si deputet, Ndue Kola nuk shkëlqeu me prezencën e tij. Madje, një studim i lëvizjes “MJAFT” në vitin 2010 e cilësonte atë si një prej deputetëve “memecë” të Parlamentit të Shqipërisë.

Por, ndërkohë që nuk fliste, Ndue Kola dallohej për pasurinë e tij. Ai “fitoi” vendin e dytë në top-listën e deputetëve më të pasur. Të ardhurat e tij i kalonte vetëm Tom Doshi.

I heshtur dhe i pasur, këto ishin tiparet dalluese të deputetit Ndue Kola. Ai mbylli mandatin e tij në vitin 2013 dhe për disa kohë emri i tij nuk u përmend në publik.

Deri në vitin 2016. Kur, pas një aksidenti të rëndë, djali i tij, Arnold Kola aksidentoi rëndë tre punonjës policie në zonën e Kthesës së Kamzës.

Nga aksidenti i rëndë mbeti i vdekur punonjësi i policië E. H., ndërkohë që u plagosën rëndë dy kolegë të tij të patrullës.

Pas këtij aksidenti, Arnold Kola u dënua me 2 vjet burgim për “shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor” me pasoja të rënda.

Pas kësaj ngjarje tragjike, Ndue Kola tërhiqet sërish në jetën e tij jo-publike. Por, dokumentat që dolën së fundmi në dritë për koncensionarin e rrugës Milot-Balldren, e risjellin emrin e tij sërish në skenë.

Kryeministri Edi Rama e mbrojti projektin e qeverisë së tij për këtë rrugë, gjatë seancës parlamentare të së Enjtes. Ai iu përgjigj akuzave të opozitës për fryrje të vlerës së investimit, duke shpjeguar termat teknikë të projektit.

Por, si një person jo-profesionit në ndërtimin e rrugëve, kryeministri Rama nuk dha asnjë shpjegim shterues se përse kostoja e ndërtimit të një rruge fushore, si ajo Milot-Balldren, kap vlerën e 15 milionë eurove.

Gjithashtu, Rama nuk shpjegoi se përse qeveria e tij i dha koncensionin kompanisë ‘ANK”, e cila, sipas dokumentave, nuk ka kapitalin e nevojshëm për këtë sipërmarrje.

Projekti koncensionar përfshin segmentin rrugor Milot-Balldren, si edhe ndërtimin e tunelit me 1 portal në Malin e Rencit. Gjatësia e autostradës Milot-Balldren është 17.263 km, duke
përfshirë rrugën automobilistike kryesore dhe tunelin, përkatësisht me këto gjatësi: a) Rrugë automobilistike kryesore 15 km+570.35m; b) Tuneli me 1 portal, me gjatësi 850 m; c) Ura e Matit, me gjatësi 620 m; d) Ura e Drinit, me gjatësi 223.4 m.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Denoncimi i PD: Ambulancat do të përdoren nga patronazhistët për të shpërndarë lekë për vota

19:18 : 09/05/2025
BOTA

Çfarë është Urdhri i Agustinianëve, të cilit i përket Papa Leoni XIV

19:15 : 09/05/2025
SPORT

I rinovoi kontratën në janar, por tani Barcelona e nxjerr në shitje për 50 milionë euro

19:15 : 09/05/2025
BOTA

Trump dhe Merz premtojnë bashkëpunim për fundin e luftës në Ukrainë

19:08 : 09/05/2025
AKTUALITET

Bardhi denoncon me emra: Ceno Klosi, Darli Hoxha dhe Lul Morina po tentojnë të blejnë vota në Fier

18:55 : 09/05/2025
AKTUALITET

Apeli i GJKKO prish vendimin e 2019-ës, ul dënimet për “grupin e zjarrit” në Lazarat

18:53 : 09/05/2025
Para

Edhe Bufi e kupton vetëm Gjinushi jo!/ Fuga zbardh dokumentin, si po abuzohet me Akademinë e Shkencave

TË GJITHA

Denoncimi i PD: Ambulancat do të përdoren nga patronazhistët për të shpërndarë lekë për vota

19:18 : 09/05/2025

Çfarë është Urdhri i Agustinianëve, të cilit i përket Papa Leoni XIV

19:15 : 09/05/2025

I rinovoi kontratën në janar, por tani Barcelona e nxjerr në shitje për 50 milionë euro

19:15 : 09/05/2025

Trump dhe Merz premtojnë bashkëpunim për fundin e luftës në Ukrainë

19:08 : 09/05/2025

Bardhi denoncon me emra: Ceno Klosi, Darli Hoxha dhe Lul Morina po tentojnë të blejnë vota në Fier

18:55 : 09/05/2025

Apeli i GJKKO prish vendimin e 2019-ës, ul dënimet për “grupin e zjarrit” në Lazarat

18:53 : 09/05/2025

Zyrtare/ Premier League do të ketë 6 klube në Champions sezonin e ardhshëm

18:49 : 09/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com