• Kontakt
Sunday, July 26, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vjedhja e Rilindjes, rruga Milot-Balldre 50 % më e shtrenjtë se Autostrada “Arbën Xhaferi”

14:09 : 30/05/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Nëse do të kishte prokurori funksionale, kryeministri dhe ministrja e infrastrukturës do dilnin prej sallës së Kuvendit me pranga në duar. Më së paku do qëndronin tre ditë në “paraburgim” në pritje të vendimit që do të jepte gjykata, por ky skenar do të ndodhte nëse do ishim një vend normal, ku zbatohet ligji.

Dje në Parlamentin Shqiptar ia hap rruga zyrtarisht grabitjes së tmerrshme me miliona euro të dhëna mbi konçensionin e rrugëve, ose tre “P-të” e famshme të kryeministrit Edi Rama. Sipas projektligjit të mbërritur në Kuvend për ndërtimin e segmentit rrugor Milot-Balldre, prej vetëm 17.2 km do të akordohen 260 milionë euro, me kompaninë ndërtuese “ANK sh.p.k”.

Mbi 15 milionë euro për një kilometër rrugë. Ky aks është i gjithi fushor dhe ka thyer rekordin në çdo ndërtim rruge në botë. Çmenduaria dhe tentativa e Ramës për ta mbrojtur nuk kanë asnjë justifikim në këtë rast, pasi nuk ka asnjë lidhje me koston e ndërtimit të një rruge, qoftë edhe e tipit “A”.

Lexo edhe:

Era ‘trazon’ detin, ngrihet flamuri i kuq në plazhet e Vlorës /VIDEO

PaBesia me Zvërnecin/ Zbulohen propozimet e Ramës për anullimin ose jo të projektit

Nuk duhet të shkohet shumë larg për të kuptuar vlerën e një vepre të tillë. Dje u përurua Autostrada “Arbën-Xhaferi” që lidh Kosovën me Maqedoninë e Veriut. Është një nga veprat më dinjotoze në të gjithë Ballkanin dhe kur vjen çështja për koston, është shumëfish më e ulët se një “palo-aks”, që shitet nga kryeministri ynë si “vepra më fantastike” e inxhinierisë botërore.

Autostrada e standardeve Eurupiane që lidh Kosvën me Maqedoninë e Veriut është 70 kilometra dhe ka kushtuar rreth 700 milionë euro. Punimet i ka kryer presitigjiozia “Bectel-Enka”, ndonëse që në nisje të punimeve hasi në vështirësi të shumta për shkak të terrenit.
Kjo superstradë ka një urë prej 5.7 kilometrash dhe është ura më e gjatë në Ballkan.

Në disa zona, ura arrin lartësinë deri në 85 metra dhe ka mbi 1500 trarë mbajtës, beton special dhe hekur. Nëse do merret për krahasim, (që nuk ka vend ku ta krahasosh), aksi Milot-Balldre është i gjithi fushor, pa pengesa dhe nuk kërkon ndërhyrje të forta inxhinierike, pasi do jetë thjesht një shtesë në aksin ekzistues.

Për të mbrojtur atë që ulëret me forcë si “aferë të pastër korruptive”, kryeministri Edi Rama u shpreh se aksi Milot-Balldre ka edhe dy tunele. Në fakt ai quan tunele, dy nënkalime jo më të gjata se 300 metra.

Përveç shifrës së çmenduar, që ulëret për një aferë të tmerrshme korruptive dje në Parlament u varros me “ceremoni shtetërore” çdo këshillë dhe alarm i dhënë nga FMN dhe Banka Botërore për të ndalur konçensionet. Kjo ishte premtuar edhe nga kreu i qeverisë, por në mënyrë të përshpejtuar me një të rënë lapsit dha dy rrugë me konçension, Milot-Balldre dhe Dukat-Orikum. Që të dyja do i përpijnë edhe qindarkat e fundit xhepave të shqiptarëve.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Era ‘trazon’ detin, ngrihet flamuri i kuq në plazhet e Vlorës /VIDEO

15:48 : 26/07/2026
AKTUALITET

PaBesia me Zvërnecin/ Zbulohen propozimet e Ramës për anullimin ose jo të projektit

15:37 : 26/07/2026
RAJONI

Janjiç: Vuçiç ka frikë nga Radojçiç, ai mund të dëshmojë kundër presidentit serb

15:29 : 26/07/2026
SPORT

U ble nga Rapidi për 900 mijë euro, Tirana zyrtarizon afrimin e sulmuesit nga Kosova

15:21 : 26/07/2026
AKTUALITET

Plagosja me armë në Kurbin, shpallet në kërkim 47-vjeçari që qëlloi 22-vjeçarin dhe i mori makinën

14:59 : 26/07/2026
AKTUALITET

Nesër seanca e fundit plenare, qytetarët lajmërojnë protestë para Kuvendit

14:47 : 26/07/2026
Para

Raporti: Prona dhe liria e fjalës, Shqipëria ende shumë mbrapa

TË GJITHA

Era ‘trazon’ detin, ngrihet flamuri i kuq në plazhet e Vlorës /VIDEO

15:48 : 26/07/2026

PaBesia me Zvërnecin/ Zbulohen propozimet e Ramës për anullimin ose jo të projektit

15:37 : 26/07/2026

Janjiç: Vuçiç ka frikë nga Radojçiç, ai mund të dëshmojë kundër presidentit serb

15:29 : 26/07/2026

U ble nga Rapidi për 900 mijë euro, Tirana zyrtarizon afrimin e sulmuesit nga Kosova

15:21 : 26/07/2026

Plagosja me armë në Kurbin, shpallet në kërkim 47-vjeçari që qëlloi 22-vjeçarin dhe i mori makinën

14:59 : 26/07/2026

Nesër seanca e fundit plenare, qytetarët lajmërojnë protestë para Kuvendit

14:47 : 26/07/2026

Ish-partnerja e Nertil Buzit rrëfen momentet e tmerrit: Hyri në dhomën time me armë, më detyroi ta ndiqja pas

14:32 : 26/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

matbetJojobetPusulabet girişf1 casinobetwoonjojobetcasibomcasibom girişgrandpashabetbetcio giriş