• Kontakt
Friday, July 24, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi OP-ED

Një ndryshim themelor i protestës së opozitës (që pak u vu re)

08:59 : 28/05/2019
në OP-ED, POLITIKE

Nga Alfred Lela

Protesta e së shtunës, ditën e gjashtë të javës dhe e gjashta herë e opozitës, kaloi siç ndodh zakonisht me opozitarizmin në Shqipëri: me një përzierje padurimi; keqinterpretimi (tkurrja e pjesëmarrjes [edhe në letrat e Ramës]); diabolizmi (e shihni: celularët janë të shtrenjtë (!!!); dhe, paradoksaliteti. Ky i fundit lidhet me mungesën e dhunës. Gjallon një provokim, i hapur dhe banal, në studiot e debateve dhe mediat  proregjim, sipas të cilit, kur opozita proteston me Molotov etj., është e dhunshme; kur marshon pa asnjë incident, është e pazonja. Kur ta kapni këtë paradoks në diskutimin e kritikëve të opozitës, mendoj se keni arritur, njëkohësisht, te e vërteta dhe te mjerimi i bartëseve të kësaj teze me dy koka kundërvënëse.

Për të kundërshtuar mpakjen, apo tkurrjen, mjafton ndoshta një vëzhgues i paanshëm si gazetari i The Economist, Tim Judah, që ndodhej në Tiranë për të raportuar për protestën, dhe shkroi në Twitter ‘bulevardi është plot’.

Aty ku opozita fitoi dukshëm, edhe pse për të u fol pak, është elementi që e ka ligështuar më shumë kryeministrin Rama: shpalosja estetike e protestës. Një ndër shmangiet thelbësore të së djathtës shqiptare, pas hyrjes në skenë të Ramës, ka qenë ngulmimi i saj (konservator) për të konsideruar vlerat (narrativën etike) dhe për të shpërfillur format (narrativën estetike). Basha, shefi i ri demokrat që solli në lidership një pamje të re, ku mungonin artikulimet, në fjalë apo mimikë të llojit ancien regime, nuk mundi megjithatë që, atë të cilën e bartte vetë estetikisht ta përcillte edhe në parti. PD mbeti e vjetër në komunikim dhe në paraqitje, duke kryer edhe një shtrembërim në proces: të rinjtë që i atashoheshin partisë për të sjellë ‘frymë dhe mendim të ri’, paradoksalisht, bëheshin urë në përpjekjet për t’u ngjarë ‘xhaketave të vjetra’. Duke braktisur tipologjitë personale për tipologjinë kolektive partiake.

Lexo edhe:

Stuhia e fuqishme godet Greqinë, mbi 100 mijë shkarkime elektrike në Athinë

Nëna e të riut me autizëm kthehet në simbol pas përballjes me gazin lotsjellës në protestë

E cila, sa i takon komunikimit publik, kishte përvetësuar dhe mbante mu në ballë, shtampën e ‘Vizion2000’, një krijim ‘luftarak’ i fundit të viteve ’90. Të shtunën e 25 majit dikush ishte përpjekur që, ‘Vizion2000’, një narrativë për të traumatizuarit e fundkomunizmit, të zëvendësohej me një të re, që kishte në shenjë milenialët. Brandi i ri demokrat i komunikimit politik, ku vlerat nuk shpërfillen, por estetika lartohet mu te kuptimi i saj, që lidhet me mënyrën si bartet dhe jetohet jeta këtë shekull, duhet të ketë fatin e vazhdimësisë.

Futja e tepsive në arsenalin e mjeteve simbolike të protestës ishte një gjetje antitezë, që shpjegonte, pa thënë asgjë, rrotullimin rreth vetes dhe ‘tepsisë së plaçkës së luftës elektorale’ të qeverisë ‘Rama’.

Flamuri gjerman, një element i pandeshur në ‘zakonet politike’ shqiptare, ku sundon amerikani, krijoi një kontrast të duhur dhe sinjalizues të drejtuar kah të huajt. ‘Kandilët e qiellit’, flakë e mbështjellë me pëlhurë ku ishte shkruar ‘Rama ik’, e zhvendosën simbolikisht zjarrin, që ishte hedhur në protestën pararendëse në ‘këmbët’ e Kryeministrisë, në qiell: ku mund ta shihnin të gjithë dhe askush nuk mund të ankohej. Me gjasë, edhe ata që i kanë shkruar Ramës ‘të qëllonte mbi protestuesit’ , duhet t’u jetë zbutur xanxa puniste para xixëllonjave mbi qytet.

Po në simbolikën e dritës dhe të efektit të saj janë edhe celularët, të ndezur jo vetëm për të krijuar një ‘neon politik’, por edhe për të thënë, simbolikisht, se ata që kanë dalë në shesh janë në kërkim të një, ose disa gjërave, që i kanë humbur në ndërkohën e kësaj qeverisjeje. ‘Elektriku’ i celularit ishte për të krijuar efekt, por gjithashtu edhe për të shprehur kuptimin e parë të përdorimit: për të ndriçuar rrugën në errësirë; për të gjetur diçka në çantë; për të hapur derën e shtëpisë; për të identifikuar atë që ke përballë në terr; për të bërë një shenjë; për të kërkuar qiriun kur të kanë ikur dritat; apo, edhe për të bërë dritë kur OSHEE të ka lënë pa të.

Partia Demokratike e ka futur veten në një erë të re komunikimi, impresioni i së cilës duhet të jetë themeli i një diskuri të ri. Politika është efekt dhe, ‘çdo efekt i bukur krijon një armik’, ka thënë Oscar Wilde.

Por efekti, ‘armiqtë’ i kthen në ‘robër’.

Lajme të lidhura

RAJONI

Stuhia e fuqishme godet Greqinë, mbi 100 mijë shkarkime elektrike në Athinë

19:17 : 24/07/2026
AKTUALITET

Nëna e të riut me autizëm kthehet në simbol pas përballjes me gazin lotsjellës në protestë

19:12 : 24/07/2026
BOTA

Pengmarrje në një bankë në Gjermani, humb jetën një person

18:56 : 24/07/2026
AKTUALITET

“Po ktheheshim nga terapia”/ U sulmuan nga policia, nëna e djalit me spektër autik – Ramës: Mos hy në gjynah

18:45 : 24/07/2026
AKTUALITET

Nuk nisin ende pushimet për deputetët, Peleshi cakton seancën e re plenare

18:33 : 24/07/2026
BOTA

NATO konfirmon rrëzimin e një droni në Rumani: Avionët aleatë ndërhynë pas shkeljes së hapësirës ajrore

18:26 : 24/07/2026
Para

Dyshimet/ Shefja e Vetingut, Genta Bungo ‘toleroi” emrat e Drejtësisë së Re

TË GJITHA

Stuhia e fuqishme godet Greqinë, mbi 100 mijë shkarkime elektrike në Athinë

19:17 : 24/07/2026

Nëna e të riut me autizëm kthehet në simbol pas përballjes me gazin lotsjellës në protestë

19:12 : 24/07/2026

Pengmarrje në një bankë në Gjermani, humb jetën një person

18:56 : 24/07/2026

“Po ktheheshim nga terapia”/ U sulmuan nga policia, nëna e djalit me spektër autik – Ramës: Mos hy në gjynah

18:45 : 24/07/2026

Nuk nisin ende pushimet për deputetët, Peleshi cakton seancën e re plenare

18:33 : 24/07/2026

NATO konfirmon rrëzimin e një droni në Rumani: Avionët aleatë ndërhynë pas shkeljes së hapësirës ajrore

18:26 : 24/07/2026

9 në 10 europianë do ta konsideronin mundësinë e shpërnguljes jashtë vendit

18:13 : 24/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

matbetJojobetşanlıurfa konteynerPusulabet girişbetciof1 casinograndpashabetgrandpashabetganobetjojobetbetciojojobetgrandpashabetcasibom