• Kontakt
Sunday, October 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dyshimet/ Shefja e Vetingut, Genta Bungo ‘toleroi” emrat e Drejtësisë së Re

09:00 : 28/05/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, VETTING

Nga Boldnews.al

Një numër i konsiderueshëm zyrtarësh të ‘Drejtësisë së Re” kanë kaluar procesin e Vetingut me “bekimin” e drejtueses së kreut Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK), Genta Bungo (Tafaj), pavarësisht problemeve që ata kanë pasur në kriterin e pasurisë dhe të integritetit profesional.

“Boldnews.al” ka verifikuar të dhënat publike, nga ku rezulton se Genta Bungo ka qenë pjesë e trupës gjyqësore për 31 subjekte. Nga totali, 12 prej tyre janë shkarkuar, ndërsa 19 të tjerë janë konfirmuar në detyrë nga shkalla e parë e Vetingut.

Një pjesë e mirë e “të konfirmuarve” nga Genta Bungo, të cilët ishin kandidatë për institucionet e reja, u ankimuan nga Komisioneri Publik, i cili konstatoi problematika të theksuara në vendimet pozitive të nënshkruara nga kreu i KPK-së.

Lista “problematike” e Genta Bungos
1. Arta Marku, Prokurore e Përgjithshme e Përkohshme, u konfirmua në detyrë nga trupa e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, në përbërje të të cilës ishte edhe Genta Bungo (Tafaj).

Lexo edhe:

Bota e paqëndrueshme: çfarë pritet të ndodhë?

“Regjistrime fiktive për të shpëtuar degët”, PD: Gratë mbi 50 vjeç figurojnë si studente pa dijeni

KPK konstatoi problematika të theksuara në kriterin e profesionalizimit të Kryeprokurores së Përkohshme. Ligji parashikon që probleme të tilla nuk janë shkak për largimin nga detyra e magjistratit. Por, ato janë të mjaftueshme për ta rikthyer subjektin në leksionet e Shkollës së Magjistraturës.

Problematika me profesionalizmin, në rastin e Prokurorit të Përgjithshëm (të Përkohshëm) janë akoma më të rënda, duke pasur parasysh se Arta Marku drejton një prej institucioneve më të rëndësishëm kushtetues.

Megjithatë, pavarësisht problematikave, Arta Marku mori viston e kryetares së KPK dhe dy anëtarëve të tjerë të trupës së Vetingut. Në vendimin e zbardhur nuk përmend aspak fakti që ndaj Markut ka pasur një procedim disiplinor, pasi në vitin 2008 “harroi” në burg për disa muaj një person, në kundërshtim me ligjin.

2. Eriol Roshi, kryetari i Gjykatës Administrative Tiranë, njëkohësisht edhe anëtar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, u konfirmua në detyrë nga trupa e KPK-së, ku ishte pjesë Genta Bungo Tafaj.

“Boldnews.al” ka raportuar më parë për “tolerancën” që KPK ka treguar ndaj pikëpyetjeve serioze mbi pasurinë e tij.

3. Enton Dhimitri, gjyqtar në Apelin e Gjirokastrës, anëtar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi të vitit 2018, “u tolerua” nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, pavarësisht se Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (DSIK) kishte konstatuar “papërshtatshmërinë” e tij në detyrë.
KPK kërkoi tre raporte nga DSIK, institucion, i cili, në fund “u bind” për të dhënë çertifikatë të pastër për Dhimitrin, pas këmbënguljes së trupës së Vetingut, ku ishte pjesë edhe Genta Bungo (Tafaj).

4. Artur Malaj, gjyqtar në Apelin Administrativ dhe njëkohësisht kandidat për Inspektor të Lartë të Drejtësisë, u përball me pikëpyetje të mëdha mbi pasuritë dhe dyshimet për fshehjen e aseteve me burime të paligjshme në emër të familjarëve e bashkëpunëtorëve të tij.

Trupa e KPK, ku bënte pjesë edhe Genta Bungo (Tafaj) e konfirmoi në detyrë Artur Malajn, duke shkaktuar reagimin e menjëhershëm të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM).

Vëzhguesit ndërkombëtarë i rekomanduan Komisionerit Publik të ankimonte vendimin e konfirmimit për Artur Malaj. Komisioneri Publik, në vijim të analizës së tij, kërkoi nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit shkarkimin e Malajt. Rasti po pret shqyrtimin në shkallën e dytë të Vetingut.

5. Dritan Hallunaj, gjyqtar i Krimevë të Rënda, aktualisht anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor, kaloi pa probleme procesin e Vetingut nga trupa, në të cilën bënte pjesë Genta Bungo (Tafaj).

KPK nuk bëri asnjë verifikim të thelluar mbi vendimin e Hallunajt, i cili shpalli të pafajshëm Arben Frrokun, i dënuar më pas nga Apeli i Krimeve të Rënda me “burgim të përjetshëm” për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamaj.

Për procesin gjyqësor të kontestuar nuk u interesua as vëzhguesi ndërkombëtar i seancës, belgu Teo Jacobs, megjithëse vendi i tij ishte shumë i interesuar për vënien para drejtësisë të vëllezërve Arben dhe Mark Frroku, ky i fundit ish-deputet aleat i Edi Ramës në mandatin e parë qeverisës së tij.

6. Bujar Sheshi, prokuror i Apelit të Krimeve të Rënda, anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, u konfirmua pa probleme nga trupa e KPK, ku ishte pjesë Genta Bungo (Tafaj).

Trupa e KPK-së nuk kreu asnjë verifikim për lidhjet e tij të vjetra me ish-Sigurimin e Shtetit, të cilat vënë në pikëpyetje integritetin e zyrtarit të “drejtësisë së re”.

7. Astrit Faqolli, gjyqtar në Tiranë dhe kandidat për Këshillin e Lartë Gjyqësor, kaloi me sukses shkallën e parë të Vetingut, me firmën edhe të Genta Bungo (Tafaj).

Faqolli u shkarkua nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit, për problematika me pasurinë, të cilat ishin “toleruar” nga shkalla e parë e Vetingut.

8. Alma Brati, gjyqtare në Tiranë dhe kandidate për Këshillin e Lartë Gjyqësor, është në pritje të vendimit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Brati u konfirmua nga Genta Bungo (Tafaj) dhe dy kolegë të tjerë në KPK, ndërkohë që Komisioneri Publik ankimoi vendimin dhe kërkon shkarkimin e gjyqtares.

9. Edmond Islamaj, anëtar i Gjykatës së Lartë, u shkarkua pak ditë më parë nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit, pasi kishte marrë më parë viston nga shkalla e parë e Vetingut, ku ishte pjesë edhe Genta Bungo (Tafaj).

Kolegji i Apelimit konstatoi problematika me pasurinë e Islamajt, të cilat, me shumë mundësi, ishin “toleruar” nga KPK.

Lajme të lidhura

BOLD BLOG

Bota e paqëndrueshme: çfarë pritet të ndodhë?

14:48 : 12/10/2025
AKTUALITET

“Regjistrime fiktive për të shpëtuar degët”, PD: Gratë mbi 50 vjeç figurojnë si studente pa dijeni

14:39 : 12/10/2025
AKTUALITET

Skandali/ Avokati publikon videon: Vëzhguesi i ONM F. Ciardi kapet në intimitet me përkthyesen

14:31 : 12/10/2025
AKTUALITET

Durrësi në kaos, si po degradon porta e turizmit shqiptar

14:07 : 12/10/2025
BOTA

Izraeli nuk heq dorë: Do t’i rrënojmë tunelet e mbetura të Hamasit pasi të jenë liruar pengjet

13:56 : 12/10/2025
AKTUALITET

U ekstradua nga Spanja, Gjykata e Posaçme lë në burg Juxhin Drazhin

13:36 : 12/10/2025
Para

Tragjike/ Sulm me thikë ndaj nxënësve, tre të vdekur

TË GJITHA

Bota e paqëndrueshme: çfarë pritet të ndodhë?

14:48 : 12/10/2025

“Regjistrime fiktive për të shpëtuar degët”, PD: Gratë mbi 50 vjeç figurojnë si studente pa dijeni

14:39 : 12/10/2025

Skandali/ Avokati publikon videon: Vëzhguesi i ONM F. Ciardi kapet në intimitet me përkthyesen

14:31 : 12/10/2025

Durrësi në kaos, si po degradon porta e turizmit shqiptar

14:07 : 12/10/2025

Izraeli nuk heq dorë: Do t’i rrënojmë tunelet e mbetura të Hamasit pasi të jenë liruar pengjet

13:56 : 12/10/2025

U ekstradua nga Spanja, Gjykata e Posaçme lë në burg Juxhin Drazhin

13:36 : 12/10/2025

Rey Manaj përjetësohet në grafit pas golit historik ndaj Serbisë

13:17 : 12/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com