• Kontakt
Tuesday, July 22, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Zgjedhjet me 1 kandidat te Akademia e Shkencave/ Paralajmëron PD: Hetim të gjithë atyre që…

10:55 : 24/05/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

PD ka reaguar lidhur me zgjedhjet që bëhen këtë të premte në Akademinë e Shkencave, ku kandidat i vetëm është Skënder Gjinushi.

Partia Demokratike shprehet se zgjedhjet farsë në Akademinë e Shkencave janë dëshmi sesi pushteti i injorancës dhe i krimit kërkon të sundojë me çdo çmim mbi elitën.

Në një deklaratë nga selia blu, Spaho u deklaroi se farsa e zgjedhjeve në Akademinë e Shkencave është paralajmërimi i asaj çka Edi Rama ka planifikuar më 30 qershor: Manipulimi kriminal simbol tragjik i emergjencës demokratike me të cilën përballet vendi ynë.

Ish-deputeti demokrat shtoi se: Partia Demokratike shpreh angazhimin publik ndaj të gjithë rrethit akademik shqiptar, ndaj intelektualëve dhe çdo qytetari se do të garantojë që organet kompetente të hetojnë çdo abuzim, refuzim në bllok të procesit fals dhe kriminal zgjedhor aktual, do të zhbëjë ilegjitimitetin dhe paligjshmërinë e çdo Kryetari dhe të çdo Kryesie të zgjedhur në kundërshtim me ligjin, me përgjegjësinë qeverisëse të fillojë një proces reformimi të vërtetë të Akademisë së Shkencave dhe jo mashtrues si ky i sotmi.

Deklarata e plotë e Spahos

Lexo edhe:

Ish-presidenti, kritik me drejtimin aktual: Ky grup njerëzish nuk njeh asgjë nga Juventusi

Hidhnin në treg ushqime të skaduara, zbardhet vendimi që nxori nga burgu dy punonjësit e Skifter Taganit

Zgjedhjet farsë në Akademinë e Shkencave janë një atentat kriminal ndaj çdo vlere demokratike, qytetare, intelektuale dhe institucionale, të mishëruara nga shpirti i vetëdijes kombëtare që përfaqëson ky institucion. Kjo është një tjetër dëshmi sesi pushteti i injorancës dhe i krimit kërkon të sundojë me çdo çmim mbi elitën dhe ndërgjegjen më të lartë të dijes shqiptare.

Farsa e zgjedhjeve në Akademinë e Shkencave është paralajmërimi i asaj çka Edi Rama ka planifikuar më 30 qershor. Në Shqipëri nuk ka më demokraci. Autoritarizmi është kudo, në çdo institucion dhe në çdo nivel.

Partia Demokratike shpreh sot angazhimin publik ndaj të gjithë rrethit akademik shqiptar, ndaj intelektualëve dhe çdo qytetari se:

Do të angazhohet me vullnet të plotë politik për të garantuar që organet kompetente të hetojnë çdo abuzim financiar, administrativ dhe statutor në Akademinë e Shkencave deri më tani dhe në vazhdim;

Do të angazhohet për refuzim në bllok të procesit fals dhe kriminal zgjedhor aktual duke e konsideruar një uzurpim ilegjitim të institucionit publik;

Do të angazhohet për të zhbërë ilegjitimitetin dhe paligjshmërinë e çdo Kryetari dhe të çdo Kryesie të zgjedhur në kundërshtim me ligjin sikurse po ndodh, siç ka ndodhur apo mund të ndodhë edhe më pas, duke iu imponuar anëtarëve të Akademisë dhe rrethit të intelektualëve;

Do të angazhohet, sapo të ketë përgjegjësinë qeverisëse, që organet e specializuara dhe Kuvendi i Shqipërisë, të çliruar nga krimi, të fillojnë një proces reformimi të vërtetë të Akademisë së Shkencave dhe jo mashtrues si ky i sotmi, duke mos e njohur projektligjin aktual, të formuluar nga grupi uzurpator në Akademinë e Shkencave. Ai është hartuar pa asnjë profesionalizëm, kundër frymës europiane dhe perëndimore, në mungesë të plotë konsultimi dhe transparence, si edhe përmes censurës qeveritare të mendimit të gjere universitar.

Manipulimi kriminal me zgjedhjet në Akademinë e Shkencave është simbol tragjik i emergjencës demokratike me të cilën përballet vendi ynë. Partia Demokratike nuk mund të pranojë kurrsesi farsën zgjedhore në Akademinë e Shkencave, manipulimin e shkencës dhe të vërtetës intelektuale, abuzimin me çdo vlerë e ambicie për Shqipërinë si gjithë Europa.

U bëjmë thirrje të gjithë intelektualëve dhe përfaqësuesve me dinjitet të shkencës dhe dijes të kontribuojnë fuqishëm në lëvizjen e pandalshme të shqiptarëve të bashkuar për standarde europiane, për liri, demokraci dhe shtet të së drejtës, për kufizimin dhe ndarjen e pushteteve, për votën e lirë dhe zgjedhje demokratike, për Shqipërinë si gjithë Europa.

Lajme të lidhura

SPORT

Ish-presidenti, kritik me drejtimin aktual: Ky grup njerëzish nuk njeh asgjë nga Juventusi

16:50 : 22/07/2025
AKTUALITET

Hidhnin në treg ushqime të skaduara, zbardhet vendimi që nxori nga burgu dy punonjësit e Skifter Taganit

16:41 : 22/07/2025
AKTUALITET

47 500 makina hynë në treg për 6 muaj, cilat janë markat që duan shqiptarët

16:39 : 22/07/2025
AKTUALITET

Dhurata e DSHQ-së/ Tender 6.2 mln € për “vilën” e Edi Ramës në Dajt

16:28 : 22/07/2025
SPORT

Peng i vizës shqiptare, sulmuesi i Tiranës ngec në Afrikë

16:25 : 22/07/2025
AKTUALITET

Trafik droge nga Siria drejt BE-së/ GJKKO lë në fuqi dënimet për 13 të pandehur

16:23 : 22/07/2025
Para

Guiness në vjedhje votash/ Edi Rama ‘kokë më kokë’ me mbretin afrikan që mori më shumë vota seç kishte banorë

TË GJITHA

Ish-presidenti, kritik me drejtimin aktual: Ky grup njerëzish nuk njeh asgjë nga Juventusi

16:50 : 22/07/2025

Hidhnin në treg ushqime të skaduara, zbardhet vendimi që nxori nga burgu dy punonjësit e Skifter Taganit

16:41 : 22/07/2025

47 500 makina hynë në treg për 6 muaj, cilat janë markat që duan shqiptarët

16:39 : 22/07/2025

Dhurata e DSHQ-së/ Tender 6.2 mln € për “vilën” e Edi Ramës në Dajt

16:28 : 22/07/2025

Peng i vizës shqiptare, sulmuesi i Tiranës ngec në Afrikë

16:25 : 22/07/2025

Trafik droge nga Siria drejt BE-së/ GJKKO lë në fuqi dënimet për 13 të pandehur

16:23 : 22/07/2025

Rikthimi zgjati pak, SHBA largohet përsëri nga UNESCO

16:06 : 22/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com