Festivali i Kanës ka bërë bashkë shumë emra të njohur të artit duke përfshirë këtu edhe artist të njohur nga Shqipëria. Disa kanë qenë të ftuar për herë të parë si Rita Ora, e cila u shfa rrëzëllitëse me fustanin e saj të bardhë.
Në këtë festival të rëndësishëm ishte e pranishme për herë të parë dhe modelja kosovare, Heidi Lushtaku. Në Instagramin e saj ajo ka publikuar një foto krahas aktores së famshme dhe këngëtares, Selena Gomez.
Ermal Mamaqi ishte gjithashtu pjesë e këtij festivali, ku zbuloi suksesin e radhës të filmit “Dy Gisht Mjaltë”.
Por, sot një tjetër shqiptare realizoi ëndrrën duke pozuar para paparacëve në Kanë! Moderatorja, Jonida Vokshi e cila ka publikuar një video nga eksperienca e saj e jashtëzakonshme në Kanë!
Ajo shfaqet e veshur me të zeza teksa parakalon tapetin e kuq të Festivalit të Filmit dhe ngjit shkallët me mjaft delikatesë dhe emocion! Madje ka tërhequr vëmendjen e njërit prej rojeve të sigurisë që gjenden aty, i cili e ndjek me sy moderatoren shqiptare teksa ajo ngjit shkallët dhe nuk ia ndan sytë.
https://www.instagram.com/p/Bxmbr7djkdG/?utm_source=ig_embed&utm_campaign=embed_video_watch_again