Komandohet drejtori i ri i Tatimeve…

Ilir Sinani është komanduar në krye Tatimeve në Durrës.

Sinani zëvendëson në këtë post Valbona Sakon, e cila ka dhënë dorëheqjen pas kandidimit për kryebashkiake të qytetit bregdetar.

Sinani raportohet se ka mbajtur poste drejtuese në të njëjtin institucion, duke qenë vartës i Sakos.

LEXO EDHE  Lushnje/ Mjeti përplas biçikletën, një i plagosur rëndë

Kjo e fundit morri mbështetjen e kryeministrit Edi Rama dhe strukturave drejtuese të PS-së për të kandiduar në zgjedhjet e 30 qershorit.

Propozimi i Sakos është bërë nga kryebashkiaku në detyrë, Vangjush Dako, duke lënë pas emrat e propozuar nga strukturat e PS-së në këtë qytet.