“Të prishim Teatrin! Të ndërtojmë një të ri si ai i Broadway! Lali Eri po ndërton Tiranën! Rama një artistit që po ndryshon Shqipërinë”. Të tilla fraza kemi dëgjuar vazhdimisht nga dy aktorët Laert Vasili dhe Erjon Isai, sa herë që dilnin në media.
Sfidën e servilizmit ndaj Ramës, Veliajt dhe Rilindjes në fund e ka fituar Erjon Isai, të cilin Rama e futi në listën e kandidatëve të Rilindjes për 61 bashkitë në vend, ku ai do të kandidojë në Ersekë.
Po pse Isai dhe Jo Vasili?
Mesa duket Erjon Isai ka qenë më bindës në sytë e Ramës dhe “lali Erit” dhe e ka interpretuar më bukur rolin e servilit në media, ku shpesh i duhej të dilte dhe nga vetja, pasi i duhej të ngrihej edhe në majë të gishtave për të dalë më bukur në ekran.
Por edhe Vasili ka bërë një paraqitje ekzemplare, madje ai edhe pse nuk është kandidat në asnjë bashki, vijon të flasë dhe të mbrojë arritjet imagjinare të qeverisë së kryeministrit Rama, me shpresën se një ditë edhe ai do të jetë në listë, mbase tek ajo për deputet (Ose shpreson dhe beson se opozita nuk do i lejojë zgjedhjet e 30 Qershorit, kështu që ai do të mund të ketë emrin e tij për kandidat në ndonjë bashki në listat e reja).
Në fund Rama duke parë performancën perfektë të dy aktorëve të tij, vendosi të dalë në zgjedhje me Isain, pasi ai është shqiptar dhe madje shumë patriot dhe vjen nga Kolonja e Petro Nini Luarasit… Ndërsa Vasili ka bërë vetëm një gabim të vogël, pasi u ‘grekizua’ më shumë seç duhet, kur Rama po i falte detin Greqisë.
Me shpresën se duke lobuar për Greqinë në media, për artin grek, teatrin grek, Vasili e pësoi keq, pasi sot shqiptarit nuk duan pro-grekë, por duan shqiptarë që luftojnë për Shqipërinë, dhe ky sipas Ramës, është Erjon Isai, që do të na bëjë ‘Kolonjën që duam’ se ai paraardhësit e tij socialistë nuk e bënë dot… /Boldnews.al