Punoi me Bashën në Bashki, shkarkohet nga detyra zyrtarja e lartë pas 4 ditësh në detyrë

Silvana Lamaj e cila u emërua vetëm 4 ditë më parë në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të Hetimit Tatimor, është shkarkuar nga detyra.

“Fax News” raporton se Lamaj është shkarkuar ditën e sotme, pas reagimeve të shumta për figurën e saj pasi më herët kishte punuar me Lulzim Bashën në Bashkinë Tiranë dhe Halim Kosovën në fushatën për zgjedhjet e fundit lokale.

LEXO EDHE  Çela dhe Çapja të pafajshëm/ Policia: Vendime të paligjshme që i japin krah krimit

Kujtojmë që në 10 nëntor të 2014 nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, Lamaj ishte gjobitur për mosdeklarim të pasurisë.

Silvana Lamaj