• Kontakt
Wednesday, May 21, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Si një lojë shahu, gazi që do kapë mat Ramën e Lleshajn

15:17 : 13/05/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Gjashtë vite pushtet, gjashtë vite akuza, 2190 ditë arrati të qytetarëve nga vendi dhe po kaq ditë propagandë të përditshme qeveritare. Kryeministri Edi Rama para zgjedhjeve të 2017-ës, e quajti një “lonjë shahu” përballjen me opozitën, duke artikuluar se kushdo që do bënte lëvizjen e duhur do fitonte. Ia arriti, “lojën” e fitoi me dy lëvizje me hile, sy më sy, ama në fund e zuri mat opozitën.

Kur mendoi se kjo ishte “game over”, u hap një tjetër betejë. Gradualisht iu zbuluan dy lëvizjet e hilshme në atë “shah politik”. Kryeministri Edi Rama kreu lëvizjen e parë duke ofruar “ushtarin” ta hante kundërshtari me detyrim… Lëshoi gjoja pushtet, duke krijuar një qeveri të përbashkët me përfaqësues të zgjedhur nga opozita, por sërish vetë ishte “mbreti” në atë kabinet.

Lëvizja e dytë, qe më e rënda. Lidhjet e elementëve të krimit me politikën, veçanërisht Rilindjen e tij, bënë që të angazhoheshin në një histerizëm elektoral në shitblerjen e votave. Në çdo zonë elektorale politika dhe bota e krimit veshi të njëjtin kostum në qëllimin e përbashkët të siguronin vota me blerje, presion dhe joshje me të mira materiale.
E vetme PS fitoi 74 mandate deputetësh. Pikërisht lëvizja e fundit, ajo e shitblerjes së votave ishte suksesi në “fitimin e lojës”. Në dy vitet e mandatit të dytë ai qeveris i vetëm.

Sot i ka tërësisht të kapura katër pushtetet, legjislativin, ekzekutivin, gjyqësorin dhe median kryesore në vend. Të futur në paradhomën e sistemit autoritar, Rama kaloi në delirin e madhështisë.

Lexo edhe:

Horoskopi, e mërkurë, 21 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Senati italian miraton dekretin për Gjadrin: Ndryshon pakti Rama-Meloni, Shqipëria bëhet me CPR

Ky ishte momenti i nisjes së fundit të tij politik, por pasojat janë ende minimale për vendin, në krahasim me atë skenar ogurzi që mund të vendosë në praktikë, për të mbajtur pushtet me çdo kusht dhe çmim.

Sot ka nisur një tjetër lojë. Që nga mesdita e 21 shkurtit 2019, opozita vendosi të dalë nga Parlamenti dhe djegë mandatet në grup. Ajo kërkon largimin e kryeministrit Edi Rama, krijimin e një qeverie kalimtare dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, të lira dhe ndershme. Pikërisht, fraza e fundit: “të lira dhe ndershme”, janë kriteret që Rama nuk i dëshiron kurrë, pasi rrezikon të humbë në “lojën e re”, jo më të shahut, por të “sportit” ekstrem, në përdorimin e forcës.

Opozita duket e vendosur në kërkesat e saj, mëse legjitime për çdo vend demokratik. Rama gjithashtu për momentin nuk ka treguar se do tërhiqet, edhe pse shumë i frikësuar, fytyrë të zverdhur dhe zë të dridhur në çdo konferencë të ditëve të fundit.

Qeveria ka nxjerrë armatën e saj të dhunës, pëfshi gazin lotsjellës dhe daljen në rrugë të Forcave Speciale të Policisë dhe të Gardës së Republikës. Protesta e së shtunës ishte një “koktejl” molotovësh dhe si kundërpërgjigje qeveritare u hodh sasi e madhe gazi lotsjellës dhe më pas edhe dhunë të rëndë fizike mbi protestuesit.

Parashikimet janë mëse të zymta, kur populli është i mbushur me mllef ndaj qeverisë për shkak të korrupsionit të tmerrshëm në nivelet e larta drejtuese, papunësisë, problemeve të shumta ekonomike, mungesës së shpresës dhe arrogancës qeveritare.

Rama i pari e di që pushteti me dhunë nuk mbahet, edhe pse ai po propagandon se pushteti me dhunë nuk merret. Zgjidhja mbeten zgjedhjet! Kjo është për momentin në duart e Ramës për të vendosur, por i druhet fort lojës së re pa hile, pasi zgjedhjet e lira dhe ndershme, pa ndikimin e shitblerjes së votave kryeministrin mund ta nxjerrin tërësisht jashtë politikës.

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, e mërkurë, 21 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:06 : 20/05/2025
AKTUALITET

Senati italian miraton dekretin për Gjadrin: Ndryshon pakti Rama-Meloni, Shqipëria bëhet me CPR

22:58 : 20/05/2025
SHENDETI

Faktorët që ndikojnë në rritjen e kolesterolit

22:48 : 20/05/2025
AKTUALITET

Blerina Gjylameti del “kundër” Ramës, merr nga KQZ pamjet e numërimit të votave

22:47 : 20/05/2025
AKTUALITET

Gjendet një sasi eksplozivi në Durrës, policia rrethon zonën

22:43 : 20/05/2025
AKTUALITET

Beleri: Shteti dhe mediat në shërbim të Ramës. Votat e Greqisë janë mbushur nga e njëjta dorë

22:36 : 20/05/2025
Para

Mjekësia e zarfave/ Gjykata lë të lirë mjekun e arrestuar për korrupsioin

TË GJITHA

Horoskopi, e mërkurë, 21 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:06 : 20/05/2025

Senati italian miraton dekretin për Gjadrin: Ndryshon pakti Rama-Meloni, Shqipëria bëhet me CPR

22:58 : 20/05/2025

Faktorët që ndikojnë në rritjen e kolesterolit

22:48 : 20/05/2025

Blerina Gjylameti del “kundër” Ramës, merr nga KQZ pamjet e numërimit të votave

22:47 : 20/05/2025

Gjendet një sasi eksplozivi në Durrës, policia rrethon zonën

22:43 : 20/05/2025

Beleri: Shteti dhe mediat në shërbim të Ramës. Votat e Greqisë janë mbushur nga e njëjta dorë

22:36 : 20/05/2025

E ardhmja e Dakut, trajneri i Rubin Kazan: Shumë shpejt vendoset gjithçka

22:31 : 20/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com