• Kontakt
Friday, June 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Sandër Lleshi është një palaço/ Ish-deputeti: Qytetarët nuk ia falin dhunën…

13:15 : 12/05/2019
në AKTUALITET, POLITIKE

Ish-deputeti i LSI, Endrit Braimllari, u shpreh se dhuna e policisë ndaj Sahit Dollapit tregon se Edi Rama po godet edhe funksionarë të lartë opozitarë, duke treguar fytyrën e vërtetë të tij.

“Edi Rama ka humbur qetësinë. Dhuna ndaj Dollapit tregoi fytyrën e tij të vërtetë.  Siç ka ndodhur me Dollapin mbrëmë, ka ndodhur me qindra e mijëra protestues të opozitës, që janë dhunuar nga kjo polici politike dhe kriminale”, tha ai.

Prononcimi i Sekretarit të Përgjithshem të LSI, Endrit Braimllari

Si është për ju reagimi i policisë në protestën e fundit? Si e shihni?

Ne nuk kemi pasur dyshim që policia e shtetit, me urdhër politik të Ramës dhe të Sandër Lleshit, të veprojë në këtë mënyrë. Duket e qartë që Edi Rama e ka humbur qetësinë. Duket qartë që Edi Rama po e drejton policinë e shtetit ne mënyrë politike. Dhuna e ushtruar ndaj Sait Dollapit, sekretarit organizativ të Partisë Demokratike, ishte një dhunë që kalon çdo përmas, tregon fytyrën e vërtet të policisë së shtetit, tregon fytyrën e vërtet të atyre që  e urdhëruan. Nuk kishte asnjë arsye, forcat e ndërhyrjes së shpejt të ushtronin dhunë ndaj një personi që thjesht po protestonte. Ajo çfarë ka ndodhur me Sait Dollapin, ka ndodhur me pjesën më të madhe të protestuesve, por Sait Dollapi, duke qenë sekretar i Partisë Demokratike, duke qenë se mediat ishin live, e panë live skenën. Por kemi parë, është ushtruar dhunë këtu dje, është ushtruar dhunë në çdo rrugicë të Tiranës, është ushtruar dhunë tek “Ura e Tabakëve” dhe kudo.

Lexo edhe:

Studentët në Serbi paralajmërojnë mosbindje civile nëse nuk shpallen zgjedhjet

Lobimet e LSI/ Meta ia “faturon” Endrit Braimllarit: E vërteta nuk fshihet më!

Njerëzit që janë shoqëruar në drejtorinë e Tiranës janë shoqëruar pa as edhe një lloj procedure ligjore. Kap njerëz në rrugë, shoqëro vetëm për t’i bërë presion. Janë më shumë se 100 të shoqëruar dhe mos të gaboj, mbi 50 të proceduar nga Policia e Shtetit në kundërshtim me ligjin. Kjo edhe një herë tregon sjelljen e ulët, sjelljen politike që bën policia. Policia duhet të distancohet nga urdhrat e Edi Ramës dhe Sandër Lleshit sepse qytetarët e këtij vendi do ta kenë personale me Edi Ramën dhe Sandër Lleshaj për të gjithë presionin, dhunën që kanë ushtruar sepse nuk ia fal njeri dhunën e ushtruar ndaj grave, dhunën e ushtruar ndaj fëmijëve por edhe dhunën e ushtruar ndaj protestave paqësore të qytetarëve. Kjo tregon ngjarjet e 81-it në Kosovë, kjo tregon ngjarjet e 91-it kur u ndryshuan sistemet komuniste jo vetëm në Shqipëri por anë e mbanë Europës, pra tregon qartë degradimin e Edi Ramës. Edi Ramës i ka ardhur fundi, Edi Rama po e mbyll drejtimin e vendit në mënyrën më të turpshme, duke dhunuar qytetarët e këtij vendi.

Braimllari çfarë do të ndodhë nesër?

Tani më çdo gjë është në dorën e qytetarëve, qytetarët nuk ia falin Edi Ramës atë dhunë të ushtruar ndaj tyre. Nuk ka pse të dhunohen qytetarët të cilët marrin pjesë paqësisht në protestë. Nuk ka pse të lëndohen banorë të cilët nuk janë pjesë e protestës por faji i tyre i vetëm është sepse qëndrojnë në shtëpitë e tyre dhe Sandër Lleshaj hedh gaz në mënyrë jo të drejtë ndaj çdo banori. Çfarë do të ndodhë nesër? Nesër do e mësoni skenarin e protestës dhe ju siguroj që do të jetë madhështore pjesëmarrja. Dje ka qenë pjesëmarrje historike për opozitën përsëri nesër do të jetë pjesëmarrje historike. Vrulli, energjia e qytetarëve nuk ndalet më sepse qytetarët tani më protestojnë jo vetëm kundër një Kryeministri që ka varfëruar vendin, jo vetëm kundër një Kryeministri që largoi të rinj dhe të reja nga vendi, jo vetëm kundër një Kryeministri që shkatërroi biznesin në këtë vend por nesër qytetarët do të protestojnë edhe kundër një kryeministri që i ka dhunuar drejtpërdrejtë qytetarët.

A e quani ju të drejtë këtë lloj protestë, me molotov duke qëlluar policinë, a është e drejtë kjo?

A do quhet e drejtë dhuna dhe provokimi i hapur i komunikimit publik të ministrit të Brendshëm ndaj protestuesve, i zv. Kryeministrit, i Elisa Spiropalit që provokon hapur në momentin kur protestuesit protestojnë në mënyrë paqësore, pra Edi Rama e ka legjitimuar të gjithë protestën me provokimet publike, por edhe me provokimet me anë të civilëve të policisë brenda turmës, por unë mendoj që nuk është ushtruar dhunë ndaj askujt, nuk është dhunuar qoftë edhe një oficer policie, pse nuk raporton?

Ministri i Brendshëm dje tha se janë lënduar 13 punonjës policie dhe në fakt edhe ne me pamjet filmike pamë që molotovët preknin edhe punonjësit e policisë?

Janë lënduar 13 punonjës policie nga mënyra e gabuar që vepron policia, se ata vetë kanë lënduar njëri tjetrin, nuk kemi asnjë raport, kemi një ministër palaço, kemi të bëjmë më një ministër që mashtron, me një ministër që do jetë koka e parë e turkut të Edi Ramës, ai është palaço nuk është më ministër. Një njeri i tillë, një Gjeneral i vdekur urdhëron forcat të hedhin gaz lotsjellës, urdhëron forcat të godasin sekretarin organizativ të një partie që është partia kryesore e opozitës. Kjo tregon edhe një herë degradimin e Edi Ramës dhe Sandër Lleshajt.

Etiketa: braimllarilleshajprotesta

Lajme të lidhura

BOTA

Studentët në Serbi paralajmërojnë mosbindje civile nëse nuk shpallen zgjedhjet

13:34 : 26/06/2025
AKTUALITET

Lobimet e LSI/ Meta ia “faturon” Endrit Braimllarit: E vërteta nuk fshihet më!

14:05 : 21/06/2025
Kampi i Gjadrit
AKTUALITET

Gazeta italiane: Ferri në kampin e Gjadrit, 45 tentativa plagosjesh dhe protesta të dhunshme

20:52 : 18/06/2025
BOTA

Protesta kundër turizmit masiv në Spanjë, Itali dhe Portugali

14:31 : 17/06/2025
BOTA

“Shkoni në shtëpi”/ Rritja e qirave dhe çmimeve, protesta të fuqishme në Spanjë kundër turizmit

16:42 : 16/06/2025
AKTUALITET

Farsa zgjedhore/ Berisha paralajmëron protesta

13:46 : 14/06/2025
Para

Prokuroria kryeministrore

TË GJITHA

CIES publikon listën e mbrojtësve më të vlefshëm në botë, asnjë nuk luan në Itali

21:36 : 27/06/2025

Zjarr në Fier, digjet një stallë dhe dengje bari

21:29 : 27/06/2025

Bisedat në “Sky”/ Si gënjeu Bajri shokun për vrasjen e Gjin Boriçit: Pastë dritë i shkreti

21:23 : 27/06/2025

Europa përvëlohet nga vapa/ Në Itali, Francë, Spanjë e Portugali, termometri shkon deri në 42°C

21:19 : 27/06/2025

Makina përplasi 3 të mitur/ Eksperti: Monopatinat s’duhet të kalojnë 25 km/orë, drejtuesit të bëjnë kurs

21:05 : 27/06/2025

Balaj protagonist, Vllaznia fiton miqësoren ndaj ekipit rumun

21:04 : 27/06/2025

Mungesa e kontrollit të lejeve minerare rrit kostot mjedisore në Bulqizë

20:55 : 27/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com