Horoskopi ditor/ Ja kush janë shenjat më me fat këtë të premte

Dashi-Parashikohet një ditë mjaft e mirë për dashurinë, ku mund të zgjidhen probleme të cilat kanë mbetur pezull për shumë kohë. Do të keni arsye për të qenë optimist, pasi mund të veproni lirisht pa pasur frikë nga pasojat.

Demi-Do të jetë një ditë nën ritmin e duhur, ku do të jeni disi të stresuar, për shkak të raporteve aspak pozitive me të tjerët. Këshillohet që të jeni më shumë të kujdesshëm dhe të jeni më të matur me tonin që do të përdorni. Sa i takon dashurisë, përmirësimi do të vijë vetëm pas gjysmës së muajit.

Binjakët-Kjo ditë do të jetë e mirë sa i takon çështjeve sentimentale dhe dashurisë, ndaj përfitoni për të sheshuar çdo keqkuptim që keni pasur në ditët e kaluara. Më pak e favorshme do të jetë situata profesionale dhe financat, lidhur me të cilat duhet të bëni kujdes.

Gaforrja-Jeni në një fazë rikuperimi, sidomos sa i takon sferës profesionale, ku gjatë javëve të kaluara ka dominuar nervozizmi. Ka ardhur koha që të merrni situatën nën kontroll. Kjo gjë mund t’iu lejojë që të jeni më të qetë edhe në jetën personale, ndaj përfitoni për të rikuperuar në fushën e ndjenjave të cilën e keni lënë pas dore, duke krijuar edhe ndonjë keqkuptim.

Luani-Jeni mjaft të favorizuar nga yjet, në sajë të ndikimit pozitiv të Venusit, Marsit dhe Hënës, të cilët ndodhen në anën tuaj. Kështu nëse nuk arrini që të gjeni dashurinë, kjo gjë ndodh vetëm sepse keni pretendime shumë të larta.

Virgjëresha-Saturni dhe Mërkuri do të jenë në anën tuaj, ku do të ndiheni më të fortë dhe të vetëdijshëm për atë që mund të bëni. Edhe raportet ndërpersonale dhe ato në çift, janë mjaft të favorshme.

LEXO EDHE  Horoskopi, 16 korrik 2019/ Ja shenjat më me fat

Peshorja-Mundohuni që të gjeni mënyrën për të qëndruar pak më shumë me njeriun tuaj të zemrës dhe ti kushtoni më shumë kohë dashurisë. Për një arsye apo një tjetër, së fundmi koha që keni pasur për të qëndruar bashkë ka qenë shumë më e paktë nga sa dëshironi. Mundohuni që të rikuperoni dhe të përmirësoni situatën aty ku mundeni.

Akrepi-Kjo e premte do ju gjejë disi të stresuar dhe aspak në humor, ku mund të ketë diskutime dhe polemika të shumta. Duhet të mundoheni që të relaksoheni dhe të mos mendoni për problemet, së paku për disa kohë.

Shigjetari-Ju pret një ditë pozitive, mjaft e favorshme sa i takon dashurisë, jetës në çift dhe takimeve. Hëna dhe Venusi do të jenë në anën tuaj, duke favorizuar ndjenjat.

Bricjapi-Duhet të mundoheni që të rikuperoni energjinë e munguar. Relaksohuni dhe kushtojini më shumë kohë dashurisë dhe ndjenjave. Në sferën profesionale dëshironi që të keni diçka më shumë, pasi ndiheni të pakënaqur.

Ujori-Ju pret një ditë stresuese, e mbushur me dyshime dhe tension, sidomos sa i takon serës sentimentale. Kjo gjë do të jetë edhe më e dukshme, nëse jeni duke jetuar dy histori paralele ose jeni të pavendosur mes dy personave. Ka ardhur momenti për të parë qartë brenda vetes, pasi nuk mund të shkoni shumë gjatë kështu.

Peshqit-Kjo e premte do të jetë mjaft pozitive, ku do të keni nevojë që të rikarikoheni dhe ti kushtoni më shumë kohë vetes dhe njeriut tuaj të zemrës. Mundohuni që të gjeni më shumë kohë për të kaluar me partnerin/en dhe do të ndiheni më të bashkuar dhe të fortë.