• Kontakt
Friday, June 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

U arrestua para dy ditësh, ja çfarë shkruan ‘Corriere Della Sera’ për Bledar Ibrahimit, lidhjet e tij me ISIS

10:48 : 24/04/2019
në AKTUALITET, KRONIKE

Tre vite më parë e përditshmja italiane “Corriere della sera” ka zbardhur të dhëna  mbi shqiptarin Bledar Ibrahimi, i arrestuar një ditë më parë në Elbasan dhe i dëbuar nga Italia në 3 mars të 2016 me akuzën e përkrahjes së propagandës terroriste të Shtetit Islamik ISIS.

Nën titullin “Udhëtimi i Bledarit “profesorit”. Studimet në Kajro e rrjeti i xhihadistëve”, ky atikull rrëfen lidhjet e kontaktet e Bledar Ibrahimit me aspirantë luftëtarë të ISIS që ndodhen në territorin italian e në veçanti në rajonin e Lombardisë.

Bledar Ibrahim ka mbërritur nga Shqipëria në Itali në moshën 20 vjeçare duke u vendosur rastësisht në komunën e Pozzo D’ Adda në Lombardi. Në këtë qytezë me 6 mijë banorë e në kufi me provincën e Bergamos, Bledar Ibrahimi nisi një jetë të dytë,  duke u betuar në emër të Allahut e të ushtrisë së Kalifatit.

Përmes propagandës në internet u indoktrinua nga islami fondamentalist, ndërroi emër e profilin në facebook duke u quajtur Yahya Ibrahimi. Në postimet në facebook ai shkruante se “Siria e Iraku janë për të gjithë myslimanët”, kërkonte mbrojtjen e Allahut për kalifin e Bagdadit, liderin e besimtarëve e shpërdaute fjalët e al-Zarqaëi, kundër Perëndimit.

Bledar Ibrahimi kishte lidhur miqësi me një pjesë të mirë të mbështetësve të Isis në Lombardi si me Giulia Maria Sergio (lady xhihad italiane e martuar me shqiptarin Aldo Kubozi), me pakistanezin e sapo dëbuar nga Italia për terrorizëm, Aftab Farooq , me shqiptarin Idriz Elvis Elezi, me torinezin Halili El Mahdi, autori i dokumentit të parë të ISIS në gjuhën italiane. Ka krijuar lidhje me të afërmit e luftëtarit të ISIS nga provincia e Vareses Oussama Khachia si dhe janë dokumentuar biseda të tij online me Brahim Boufares, një tjeëtr mbështetës i Isis i dëbaur nga Savona me akuzën e terrorizmit.

“Emri i Bledar Ibrahimit është më kryesori e më i rëndësishmi në hetimet e antiterrorizmit italian, shkruan Corriere della sera.

Lexo edhe:

Nuk është më në planet e Interit, Asllani kërkohet nga një tjetër klub Italian

Izraeli sulmon Iranin, Trump: U dhashë afat 60 ditë! Njerëzit me të cilët po negocioja vdiqën!

Forcat speciale të Milanos e larguan nga shtëpia ku jetonte në komunën Pozzo D’Adda dhe e dëbuan në Elbasan ku jeton me gjyshin e tij. Ai e ka të ndaluar të hyjë në territorin e Bashkimit Europian për 10 vitet e ardhshme.

Roli i Bledar Ibrahimit po shfaqet me qartësi vetëm tani. Pasi autoritetet italiane kanë rindërtuar çdo pjesë të “ushtrisë së xhihadistëve në Lombardi”, janë zbardhur të gjitha kontaktet telematike e telefonike mes personave të arrestuar, të dëbuar e luftëtar të ISIS.

Është kristalizuar roli “superior” i Bledar Ibrahimit. Ai është një mbështetës i Shtetit Islamik që nuk synon vetëm të niset në Siri e t’i bashkohet luftës së Kalifatit.

“Profesori kishte nisur karrierën e studimeve fetare të certifikuara në Egjipt për ‘u bërë një imama radikal. Ishte transferuar në Kajro për të studiuar në një Universitet arab e për të mësuar bazat e fesë myslimane në një shkollë Kurani.

Në të njëjtën periudhë në Egjipt ka jetuar dhe motra e tij Rexhina 20 vjeë e bashkëshorti i saj italian nga Lombardia i konvertuar në mysliman me emrin Icaro Bilal Masseroli.

Motra dhe burri i motrës së Bledar Ibrahimit janë dëbuar nga Egjipti të akuzuar për fondamentalizëm. Në fund të muajit shkurt të 2016 Bledar Ibrahimi rikthehet nga Egjipti në Itali duke kaluar përmes Frankfurtit  ku qëndron dy ditë e më pas udhëton për 8 orë me autobus drejt Milanos. Ende nuk ka qartësi pse Bledar Ibrahimi nuk zgjodhi një fluturim direkt nga Egjipti drejt Italisë.

I sapo kthyer në vendin e rezidencës së tij në komunën Pozzo D’Adda, Bledar Ibrahimi ka kërkuar një kartë të re identiteti dhe pse ajo që zotëronte nuk i kishte skaduar ende. Në kartën e vjetër të identitetit Bledar Ibrahimi shfaqet me mjekër të gjatë ndërsa në momentin që ka kërkuar një kartë të re identitet është prezantuar pa mjekër.

Bledar Ibrahimi u dëbua nga Italia më 3 mars të 2016. /Alba Kepi, ora news/

Lajme të lidhura

SPORT

Nuk është më në planet e Interit, Asllani kërkohet nga një tjetër klub Italian

15:32 : 13/06/2025
BOTA

Izraeli sulmon Iranin, Trump: U dhashë afat 60 ditë! Njerëzit me të cilët po negocioja vdiqën!

15:23 : 13/06/2025
AKTUALITET

Harta e kullave: Si qeveria po rishkruan brutalisht Tiranën

15:20 : 13/06/2025
BOTA

OKB: Grupi për shpërndarjen e ndihmave në Gazë ka dështuar në misionin e tij

15:10 : 13/06/2025
RAJONI

Emigranti shqiptar i nxori nga lumi, dy fëmijët nuk ia dalin dot, pësojnë vdekje klinike

14:58 : 13/06/2025
Lajmet e Dites

Sulmi ndaj Iranit, Izraeli mbyll ambasadat në të gjithë botën

14:55 : 13/06/2025
Para

DW: Jo zgjedhje fasadë, koalicioni opozitar ...

TË GJITHA

Nuk është më në planet e Interit, Asllani kërkohet nga një tjetër klub Italian

15:32 : 13/06/2025

Izraeli sulmon Iranin, Trump: U dhashë afat 60 ditë! Njerëzit me të cilët po negocioja vdiqën!

15:23 : 13/06/2025

Harta e kullave: Si qeveria po rishkruan brutalisht Tiranën

15:20 : 13/06/2025

OKB: Grupi për shpërndarjen e ndihmave në Gazë ka dështuar në misionin e tij

15:10 : 13/06/2025

Emigranti shqiptar i nxori nga lumi, dy fëmijët nuk ia dalin dot, pësojnë vdekje klinike

14:58 : 13/06/2025

Sulmi ndaj Iranit, Izraeli mbyll ambasadat në të gjithë botën

14:55 : 13/06/2025

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Artan Gaçit, nuk pranon heqjen e sekuestros për 5512 m2 tokë

14:34 : 13/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com