Rama “rihap bunkerin”, vendi rrezikon izolimin

Nga Boldnews.al

Në festimet pompoze të 10-vjetorit të Shqipërisë në NATO, kryeministri bëri për spital 20 ushtarë, që u ra të fikët pasi qëndronin në këmbë pa ngrënë e në stërvitje të gjata për të plotësuar kuadratet sipas shijeve të Ramës. Ndërsa pritej që pas disa muajsh të “festonte” 9-vjetorin e “Liberalizimit të vizave”, Rama nuk po mban as atë që i lanë paraardhësit.
Vendi rrezikon t’i kthehet “bunkerit të izolimit”, pas vendimit të Parlamentit të Holandës për të pezulluar lëvizjen e lirë të shtetasve shqiptarë për dy motive; kriminaliteti i lartë dhe kërkesat për azil.

Kjo mbetet njolla më negative e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, por kryeministri Edi Rama edhe për këtë situatë i ka gjetur “armiqtë”, po bën përgjegjëse opozitën dhe median në Shqipëri, ndërsa në arenën ndërkombëtare për të fajin e kanë “Euroskeptikët” që janë kundër emigracionit.

Ndonëse Parlamenti Holandës “kriminalizoi” një popull të tërë, duke i konsideruar Shqiptarët të prirur drejt trafiqeve, përsëri shigjetat kanë vetëm një drejtim, ajo është qeveria shqiptare.

Në gjashtë vite të Rilindjes, janë larguar nga vendi rreth 450 mijë qytetarë. Pjesa më e madhe aplikuan për azil për çështje ekonomike kryesisht në Gjermani, Holandë, Francë dhe Belgjikë. Vendimi i Parlamentit të Holandës rrezikon të pasohet edhe nga vende të tjera dhe kjo do ishte sinjali i fundit i kuq, që vendi rrezikon seriozisht të futet nën “klonin” që shtriu sistemi komunist në 45 vite regjim.

Hapja e negociatave gjithashtu duket edhe më larg ne në çdo rast tjetër. Mjafton qoftë edhe një vend anëtar i BE-së që të vendosë veton kundër hapjes së negociatave me Shqipërinë si vend kandidat për në BE që i gjithë procesi të bllokohet.

LEXO EDHE  ‘Burg, burg, burg...’/ Ish-ministri i Ramës apel qyfterëve: Të ndalim epshin e sundimtarit që po ...

Çdo mazhorancë gjykohet në qeverisjen e brendshme dhe të jashtme. Në të dyja drejtimet Rama është në bilance tepër negative. Problemet e shumta ekonomike në vend, korrupsioni në nivelet e larta shtetërore, mungesa e ndëshkueshmërisë (edhe nga drejtësia e kapur), lidhja e politikës me krimin dhe trafiku i drogës, janë elementë të cilët shihen me “lupë” nga vendet e Bashkimit Europian.

Në të gjitha pikat, qeveria e ka të pamundur që të ofrojë të paktën një “prishje mendje” të përkohëshme. Propaganda me “ministrushe” që e konsiderojnë Ramën Skëderbe, nuk mundet të depërtojë deri në kancelaritë botërore, gjithashtu nuk kalon dot as nga zyrat e Brukselit.

Dy arritjet që shënoi Shqipëria në 29 vite në të ashtëquajturën sistem demokratik me shumë të meta, ishte anëtarësimi në NATO dhe Liberalizimi i vizave (lëvizja e lirë e qytetarëve në zonën Shengen). Edhe këto “benefite” të siguruara nga qeveria paraardhëse, po rrëzohen sot nga keqqeverisja Rama 1 dhe 2. Çfarë mund të bëjë më shumë se kaq?
Shqipëria po rrezikon izolimin, ndërsa situata politike në vend është në kaos të plotë ku target grupi që përjeton dhunën policore dhe arrogancën e pushtetit, janë protestuesit e opozitës dhe qytetarët që mundohen të mbrojnë banesat nga oligarkia e ndërtimeve që mban firmën e çiftit mashkullor Rama-Veliaj.