• Kontakt
Friday, October 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Bizneset italiane “dynden” në Shqipëri, pas shtrëngimit fiskal në Itali

08:22 : 19/04/2019
në AKTUALITET, EKONOMI

Në janar të këtij viti në Itali hyri në fuqi ligji mbi faturimin elektronik për sipërmarrjet private. Bizneset italiane, subjekt i tatimit të vlerës së shtuar (TVSH) duhet ta gjenerojnë faturën në formatin dixhital XML, nëpërmjet sistemit të shkëmbimit (Sdi) të Agjencisë së të Ardhurave. Sistemi i faturimit elektronik ka ulur mundësitë për sipërmarrjet që operojnë në Itali që të shmangin taksat, duke rritur indirekt barrën fiskale. Agjencia e të Ardhurave në Itali raporton se vetëm për dy muajt e parë të këtij viti, falë faturimit elektronik ka kapur blerje fiktive prej 3.2 miliardë euro, duke zbuluar një evazion fiskal prej 668 milionë euro në TVSH.

Por, nga kjo situatë duket se po del e përfituar Shqipëria. Prej shtrëngimit të masave fiskale në vendin fqinj, bizneset italiane “po dynden” në Shqipëri, dhe po kërkojnë hapjen e ndërmarrjeve kryesisht në sektorin e tekstileve e këpucëve, por edhe në call center, si një mënyrë për të kaluar një pjesë të të ardhurave në Shqipëri, ku taksat janë më të ulëta dhe marrëveshja e shmangies së taksimit të dyfishtë u mundëson atyre që të paguajnë më pak taksa për pjesën e aktivitetit në Shqipëri.Flamur Hoxha, administrator i kompanisë së prodhimit të veshjeve Kler, thotë se ky fenomen ka filluar të vërehet në 4-5 muajt e fundit. Hoxha thotë se ishin disa faktorë që kanë ndikuar në ardhjen e këtyre bizneseve në Shqipëri, një prej të cilave edhe hyrja në fuqi e ligjit për faturimin elektronik.

Ndër të tjera ai shton se arsye tjetër ka qenë sforcimi i bizneseve që operojnë në vendet e BE-së, si Italia, Rumania dhe Bullgaria.

Në Rumani dhe Bullgari, kostot e operimit e ndërmarrjeve fason kanë shkuar sa 70-80% të kostove të operimit në Itali, çka e bën të paleverdishme për bizneset të vijojnë aktivitetin në këto shtete, megjithëse kanë investuar në shuma të larta për ngritjen e kapanoneve me kapacitete të mëdha prodhimi.

Tjetër faktor sipas Hoxhës është edhe braktisja masive Rumanisë dhe Bullgarisë. Për shkak se këto vende janë pjesë e BE-së dhe kanë lëvizje të lirë të krahut të punës, në këto dy shtete është bërë pothuajse e pamundur sigurimi i krahut të punës.

Lexo edhe:

Bashkia Librazhd i jep tenderin 300 mln lekë Arben Avdulit për të parë yjet me teleskop

Macron riemëron Sebastien Lecornu si kryeministër të Francës

Bizneset italiane që po zhvendosen në Shqipëri në fasoneri po vendosen në zonat periferike të Tiranës dhe parashikojnë që deri në vitin e ardhshëm numri i të punësuarve të shkojë deri në 200 të punësuar për 1 kompani,- thotë Hoxha. Megjithatë ai thotë se do të ishte më mirë që këto sipërmarrje të reja të vendoseshin në qytetet e vogla të Shqipërisë, pasi në edhe në periferitë e Tiranës dhe Durrësi gjetja e forcës punëtore po bëhet e vështirë.

Sipas të dhënave të INSTAT, në fund të vitit 2017 kishte rreth 6,300 ndërmarrje të huaja në Shqipëri. Gjatë vitit 2017, ndërmarrjet e huaja dhe të përbashkëta nga Italia dhe Greqia zënë, 54,0 % të ndërmarrjeve të huajagjithsej, si dhe 58,7 % të të punësuarëve. Ndërmarrjet nga këto shtete, realizojnë 59,5 % të eksporteve dhe 50,8 % të importeve nga totali i import/eksporteve të ndërmarrjeve të huaja.

Shqipëria atraktive, pagën minimale më të ulët në rajon dhe BE

Kostot e ulëta të punës dhe pagat janë një tjetër arsye për tërheqjen e investitorëve të huaj në Shqipëri. Paga minimale në Shqipëri është 211 euro, më e ulëta në rajon dhe Bashkimin Europian, ndërsa në Maqedoni 240 euro, sipas të dhënave të Eurostat, që i referohen janarit 2019. Në Serbi është 308 euro.

Në Bullgari dhe Rumani, paga minimale është rritur me shpejtësi pas hyrjes së dy vendeve në Bashkimin Europian.

Në vitin 2009, në Bullgari paga minimale ishte 123 euro dhe në Rumani 149 euro, në nivele të ngjashme me Shqipërinë, që po në 2009-n kishte një pagë minimale prej 137 eurosh, që madje ishte dhe më e lartë sesa e Bullgarisë.

Sot, sipas Eurostat, paga minimale në Bullgari ka arritur në 286 euro, ndërsa në Rumani është rritur ndjeshëm, në 446 euro, duke qenë sa dyfishi i pagës aktuale minimale në Shqipëri prej 211 euro.

Sektorë të tillë si industria tekstile e këpucët (që punojnë kryesisht m fason-regjimi i përpunimit aktiv) dhe call center kanë si kosto kryesore atë të fuqisë punëtore, ndaj paga e ulët mbetet një tërheqje e lartë për sipërmarrjet e huaja./Monitor

 

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Bashkia Librazhd i jep tenderin 300 mln lekë Arben Avdulit për të parë yjet me teleskop

22:27 : 10/10/2025
BOTA

Macron riemëron Sebastien Lecornu si kryeministër të Francës

22:25 : 10/10/2025
BOTA

Danimarka blen 16 avionë F-35 për të forcuar mbrojtjen ajrore

22:03 : 10/10/2025
AKTUALITET

Avionët zjarrfikës që s’u panë kurrë! Ministri Pirro Vengu “fluturon” me fjalë, jo me flotë!

22:01 : 10/10/2025
AKTUALITET

PD konfirmon EMRAT e kandidatëve që do të mbështesë për zgjedhjet në Berat dhe Vlorë

21:47 : 10/10/2025
BOTA

U kapën me kokainë në një rulo të marrë me qira, dënohen me burg 2 shqiptarë në Angli

21:44 : 10/10/2025
Para

Humbin gjurmët 2 turistë belgë në malet shqiptare, policia nis hetimet

TË GJITHA

Bashkia Librazhd i jep tenderin 300 mln lekë Arben Avdulit për të parë yjet me teleskop

22:27 : 10/10/2025

Macron riemëron Sebastien Lecornu si kryeministër të Francës

22:25 : 10/10/2025

Danimarka blen 16 avionë F-35 për të forcuar mbrojtjen ajrore

22:03 : 10/10/2025

Avionët zjarrfikës që s’u panë kurrë! Ministri Pirro Vengu “fluturon” me fjalë, jo me flotë!

22:01 : 10/10/2025

PD konfirmon EMRAT e kandidatëve që do të mbështesë për zgjedhjet në Berat dhe Vlorë

21:47 : 10/10/2025

U kapën me kokainë në një rulo të marrë me qira, dënohen me burg 2 shqiptarë në Angli

21:44 : 10/10/2025

Qytetari kërkon ajër, restoranti i hedh tymin në shtëpi

21:29 : 10/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com