• Kontakt
Wednesday, July 22, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi OP-ED

Drejtuesit e opozitës duhet të bëhen udhëheqës të njerëzve

21:36 : 18/04/2019
në OP-ED, POLITIKE

Nga Desada Metaj

Interpelanca me Ministrin e Brendshëm për grabitjen në Aeroportin e Rinasit, krijimi i grupeve të reja parlamentare apo fjalimi i Edi Ramës në Kuvend, sado të stisura dhe të ngjyrosura me bojën rilindase nuk mund ta zbehin dot vendimin e PD për të mos marrë pjesë në zgjedhjet lokale të qershorit. Për kushtet e opozitës për pjesmarrjen në zgjedhje, Kryeministri u përgjigj me batutën e radhës, që edhe pse bëri për të qeshur deputetët dhe ministrat e tij, vështirë se mund të ketë ngrohur zemrat e atyre socialistëve që pretendojnë të garojnë dhe të fitojnë në përballjen elektorale të qershorit.

Sado entuziast dhe qejf paprishur të shfaqet Edi Rama, sado opozitarë bojaxhinj dhe hallexhinj të jenë të gatshëm të prodhojnë fasadën—për të cilat Rama është ekspert i njohur—Kryeministri dhe shumë politikanë të tjerë e kanë të qartë se mospjesmarrja e PD-së, LSI-së dhe aleatëve të tyre në zgjedhjet e Qershorit është një ngërç i madh dhe i patejkaluesheëm në kushtet e Shqipërisë.

Mospjesmarrja në zgjedhje është veprim që nëse konkretizohet do të shënojë herën e parë që opozita nuk merr pjesë në një proçes zgjedhor. Ky është një hap edhe më i skajshëm se djegia e mandateve dhe palët kanë dyshime dhe pasiguri për zhvillimet nga tani e tutje, sado që përpiqen të duken të sigurta në pozicionet e tyre.

Lexo edhe:

Çmimi i naftës po rritet në heshtje

Identifikohen dy viktimat e aksidentit te TEG-u /Emrat

Së pari, dyshime dhe pasiguri të mëdha, ka opozita e cila tani për tani duket se të vetmen fuqi dhe energji e gjen tek protestat, të cilat janë kthyer në mekanizmin e vetëm të përballjes politike.

Largimi nga parlamenti, për të shkëputur çdo fije që e lidhte me pushtetin, duket ta ketë afruar opozitën me një pjesë të pakënaqurve jo militantë. Por është fare e qartë se asaj i duhet të bëjë shumë më tepër për të afruar këtë grupim jetik për fitoren e saj zgjedhore.

Adrenalina e protestës është frymëzuese për votuesit besnikë të PD-së, por për të siguruar mbështetje përtej militantëve, opozitës i duhet të ketë platformën e saj të qartë për daljen nga kriza. Bashkë me këtë alternativë ajo duhet të shpjegojë qartë si do të zbatohet ajo konkretisht, pa klishe dogmatike dhe dhe krekosje online, duke treguar qartë veprimet konkrete dhe njerëzit që do i ndërmarrin ato.

Vetëm në këtë mënyrë, qytetarët që nuk janë të ndjeshëm ndaj gazit lotsjellës, apo nuk e pëlqejnë Lulzim Bashën për udhëheqës, por që në thelb duan që politika dhe qeverisja të ndryshojë, ta gjejnë zgjidhje tek alternativa e opozitës dhe ta mbështesin atë.

Forca dhe jehona e protestave, së bashku me një platformë konkrete për daljen nga kriza, janë mekanizmat që mund dhe duhet të çmontojnë vetësigurinë e shtirur të shumicës, e cila po shkërmoqet përditë nën peshën e krizës, skandaleve dhe krimit dhe trysnia ndërkombëtare që ka arritur kulmin me vendimin holandez për rivendosjen e vizave dhe me gjasa bllokimin e hapjes së negociatave.

Por tronditja e Edi Ramës nuk ka arritur ende në nivelin sa ai të mos ketë qartësinë, mundësinë dhe qetësinë për të stisur opozitën fasadë. Menaxhimi që Edi Rama po i bën krizës së rëndë me një strategji të qartë dhe efektive, pavarësisht goditjeve që ai ka marrë nga krimi dhe korrupsioni, dëshmojnë se Edi Rama do të kërkojë të mbajë pushtetin me çdo çmim, dhe se ai nuk është ai frikacaku që përflitet në tavolinat afër dhe larg pushtetit.

Heshtja dhe mungesa e çdo lloj kundërshtie nga të vetët dëshmon gjithshtu se njerëzit e tij nuk janë të mërzitur me pushtetin dhe aq më pak me njeri tjetrin, se sherret e brendshme zbehen para dëshirës dhe vullnetit për të marrë dhe mbajtur çdo pushtet, qoftë edhe duke blerë ca shtiranë “demokratë” për të sajuar me ta pluralizmin dhe opozitën fasadë.

Sot, më shumë se kurrë më parë, opozita, ka mundësinë për të ndryshuar gjendjen mbytëse politike, ekonomike dhe shoqërore ku jetojmë, duke e drejtuar pakënaqësinë e përgjithshme poullore drejt një ndryshimi radikal të formës së qeverisjes. Që të mos e humbë këtë mundësi, udhëheqja e opozitës duhet të shohë përtej protestuesve dhe militantëve që e brohorasin.

Ajo duhet të bëhet udhëheqësja edhe e njerëzve të heshtur që nuk e shohin shpëtimin thjesht tek ndërrimi i Kryeministrit, por tek ndryshimi rrënjësor i politikës.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Çmimi i naftës po rritet në heshtje

20:51 : 22/07/2026
AKTUALITET

Identifikohen dy viktimat e aksidentit te TEG-u /Emrat

20:39 : 22/07/2026
AKTUALITET

Digjen grumbujt me plehra në Fushë Krujë/ Sazan Guri: Qytetarët po thithin helm me 7 metale të rënda

20:35 : 22/07/2026
AKTUALITET

Privatizimet me skemë të re, përgjysmohen afatet dhe rikthehet e drejta e parablerjes për ish-pronarët

20:25 : 22/07/2026
AKTUALITET

Kompensimi 10% i TVSH, aplikojnë mbi 1 mijë fermerë për 3,5 mln euro

20:11 : 22/07/2026
AKTUALITET

I moshuari nga protesta: Saliu dhe deputetët e opozitës të ngujohen në Parlament!

19:57 : 22/07/2026
Para

Kryemadhi: Po të kishin ndodhur diku tjetër këto që kanë ndodhur në Shqipëri, Rama nuk rrinte asnjë ditë kryeministër

TË GJITHA

Çmimi i naftës po rritet në heshtje

20:51 : 22/07/2026

Identifikohen dy viktimat e aksidentit te TEG-u /Emrat

20:39 : 22/07/2026

Digjen grumbujt me plehra në Fushë Krujë/ Sazan Guri: Qytetarët po thithin helm me 7 metale të rënda

20:35 : 22/07/2026

Privatizimet me skemë të re, përgjysmohen afatet dhe rikthehet e drejta e parablerjes për ish-pronarët

20:25 : 22/07/2026

Kompensimi 10% i TVSH, aplikojnë mbi 1 mijë fermerë për 3,5 mln euro

20:11 : 22/07/2026

I moshuari nga protesta: Saliu dhe deputetët e opozitës të ngujohen në Parlament!

19:57 : 22/07/2026

Sherr me leva mes dy shoferëve pranë Ministrisë së Brendshme

19:49 : 22/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

matbetcasibomjojobetjojobetcasibomcasibomcasibomgrandpashabetşanlıurfa konteynerPusulabet girişbetciof1 casinograndpashabetgrandpashabetgrandpashabetganobetjojobetcasibombetciojojobetgrandpashabet