Bandat që po qeverisin Durrësin

Nga Kreshnik Osmani

Të armatosur gjer në dhëmbë me gurë fresibel, dalta, varre e çekiçë, Policia Bashkiake e Durrësit me urdhër nga kapobanda Dako, ka ardhur tek lagja e prindërve dhe ka shkulur zinxhirët dhe hekurat që ne, banorët e lagjes prej 60 vitesh aty, kishim ngulur për të mbajtur një vend parkimi për makinën pasi na e grabitën gjithë lagjen dhe hapësirat e gjelbëra të diktaturës në të.

Kjo, që kur të shkoj tek shtëpia e prindërve të mi pas helmeve të ditës që prodhon fabrika Politike e Rilindjes ngado që të kthesh kokën, të mos helmohem për të xhiruar gjysëm ore me makinë, për të gjetur një mundësi parkimi. Pasi i zuri dy lulishtet më të bukura, tek Muzeumi i Dëshmorëve, që konsiderohet zemra e zemrës së Durresit, me mafien e lokaleve dhe të kafeneve dhe pasi ma vodhi të gjithë fëmijërinë time dhe lulishten ku jam rritur, ku kam luajtur, ku kam çarë gjunjët, ku kam vrarë ballin, ku jam rrëzuar nga pema, ku kam luajtur futboll, ku jam lumturuar pafundësisht me kënaqësi fëmijësh erdhi tani nga pas lagjes për të na e grabitur edhe vendin e makinës tek prindërit e mi sepse i duhet parkingu për lokalet dhe bizneset që i paguajnë Gjushit kafen në fund të muajit.

Ky njeri i paskrupullt që ka mbuluar qytetin me betonin e firmës së tij prej 12 vitesh dhe që ka varrosur për së gjalli qytetërimin 3000 vjeçar të Dyrrahut, na e ka shndërruar Durrësin në një ferr të vërtetë, duke filluar me plazhin, me ato palmat e shëmtuara, me pllakat, trotuaret dhe rotondat idiote që të qërrojnë sytë dhe duke përfunduar me Velirën kafshërore pranë Torres Veneciane që nuk është asgjë tjetër përveçse një projekt-shëmtirë betoni 16 milionë dollarësh sepse e vetmja gjë që ai di të bëjë është të hedhë beton dhe të fitojë para prej tij.

Ne durrsakët që shkojmë çdo ditë në Tiranë mund të shkojmë edhe dy herë në ditë, por nuk e ndërrojmë Durrësin me Tiranën (për banim) sepse kthehemi aty në darkë për të kërkuar pakëz qetësi. Pasi perjetojmë ferrin e Tiranës, presupozohet të kthehemi në Durrës për t’i shpëtuar çmendisë së përgjithshme që ka projektuar krye i çmenduri i Shqipërisë. Ata janë të vendosur të na e helmojnë jetën. Janë të vendosur të na e shpifin kancerin.

LEXO EDHE  Minatorët në protestë para Kuvendit: Duam të drejtat tona!

Janë të vendosur sot më shumë se kurrë të na i çmendin qelizat prej stresit, halleve të shumta e mërzisë, për t’i shndërruar më pas qelizat e çmendura të trupit tonë, me kalimin e kohës, në gunga malinje që na shfaqen në prostate, në mushkëri, në fyt, në zorrë, në stomak apo tek gjokset dhe sqetullat e grave dhe ne të vdesim prej kancerit, shkaktari kryesor i të cilit është stresi dhe mërzia e pandërprerë.

Rëndësi ka që Vangjushi të kënaqë bandat dhe mafien e lokaleve të cilët kanë nevojë për parking për klientët e tyre dhe pasi e kanë rrëmbyer pronën publike në kordinim dhe me lejen e Vangjushit dhe me bekimin e tij.

Bandat e lokaleve që pushtojnë me plasmas, me pllaka, me kunja, me hunj, me dërrasa, me duralumin dhe me tyrrlilloj marifetesh duke zënë lulishte, trotuare, plazh, rërë, det, qeill, tokë dhe ajër. Rëndësi ka që Gjushi të shtojë miliardat dhe t’i ndajë me kryemafiozin e Shqipërisë dhe me bandat që i sigurojnë votat e akullores së Durrësit për çdo votim.

Në qytetin Pisa të Italisë gjendet një qendër shumë e specializuar Onkologjike ku shkojnë të kurohen ata që i kanë mundësitë. Nje mikut tim të semure, tashme të bërë për rahmet, i thote shefja e spitalit:

“Ç’është ky Durrës e kjo Shqipëri prej nga më vjen kaq shumë kancer për t’u kuruar këto kohët e fundit?!”

Unë nuk e di çfarë i është përgjigjur miku im i ndjerë, por profesoresha e famshme onkologe italiane mund edhe të vdese pa e marrë vesh se sekreti i kaq shumë kanceri që vjen nga Durrësi dhe nga e gjithë Shqipëria është banda që po na qeveris. Janë të vendosur të na e helmojnë gjakun çdo ditë dhe çdo ditë e sajojnë një sebep!